Për herë të parë në Ditën e Europës, 100 artistë në Fier

9 Maj 2019, 17:07| Përditesimi: 9 Maj 2019, 17:15

  • Share

Rreth 100 artistë nga Selaniku-Tirana dhe Prishtina kanë zbarkuar në qytetin e Fierit për të prezantuar shfaqjet e tyre në kuadër të Ditës së Europës. Rreth 75 artistë luajtën para publikut fierak pjesë të ndryshme në repertori botëror, si Beethoven apo Verdi. Orkestra përbëhej edhe nga instrumentistë nga Prishtina dhe nga koristë nga Selaniku. Regjisori Milto Kutali e konsideroi këtë aktivitet shumë të rëndësishëm, që mbahet në kujtim të një kauze, për të cilët kanë ëndërruar, që stërgjyshërit tanë, siç është Dita e Europës.

“Është një orkestër, e cila përbehet nga 75 artistët, të cilët përcjellin vlerat më të mira të Orkestrës së RTSH-së, ku një pjesë e tyre vjen nga qyteti i Fierit. Përbëhet nga një kor miks nga tre formacione koralesh, shumë interesante, siç është kori i Filarmonisë së operës së Prishtinës, kori grekm që vjen nga Selaniku dhe një kor i përzgjedhur i UA, me artistë të kalibrit si Josif Gjipali, Ardita Meni etj”, shprehet regjisori Milto Kutali.

Drejtori i Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Fierit, Agron Xoxa u shpreh se: “Zhvillohet  një aktivitet shumëdimensional edhe multimediatik. Është një aktivitet i të gjithë forcave artistike për të dhënë konceptin e BE-së. Ky aktivitet ka një simbolik tjetër, sepse zhvillohet në kuadër të një projekti Europian”.

Dirigjenti Italian i kësaj orkestre,  Ettore Papadia u shpreh se: “Muzika është e vetmja gjë, që mund të bashkojë shtetet. Aktualisht është e vetmja mënyrë, që shtetet europiane dhe ato ballkanike bashkohen kaq lehtësisht”.

Aktiviteti shumëdimensional u mirëprit nga publiku fierak.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?