Kombëtarja e vajzave

Për herë të parë në histori, Kombëtarja e vajzave në futboll pjesë e play-off të Europianit

4 Qershor, 20:30| Përditesimi: 4 Qershor, 20:40

  • Share

ELBASAN - Historike. Për herë të parë Shqipëria e vajzave në futboll do mund të luajë në play-off e Euro 2025 që do zhvillohet në Zvicër, duke kërkur një vend në finalet e vitit që vjen.

Në "Elbasan Arena" vajzat e drejtuara nga Armir Grima mundën 3-1 Luksemburgun dhe me nëntë pikë e mbyllin grupin 5 kualifikues të Ligës C në vendin e parë, duke lënë pas vetes Luksemburgun dhe Estoninë.

Vajzat kuqezi shënuan me Megi Doçin dhe Qëndresa Krasniqin në pjesën e parë, ndërsa Fortesa Berisha i "vuri vulën" tri pikëve me golin e tretë në fillimin e pjesës së dytë. Goli i mikeshave me Kremer në fundin e lojës shërbeu sa për statistika.

Pas këtij suksesi Shqipëria siguron ngjitjen në Ligën B dhe kualifikohet në fazën play-off për Euro 2025 duke arritur suksesin më të madh deri tani në historinë e futbollit të vajzave në Shqipëri.

Renditja

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?