Biden në grevën e punëtorëve

Për herë të parë në histori të SHBA-së, një president i bashkohet protestës së punëtorëve

27 Shtator 2023, 08:43| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 08:47

  • Share

Joe Biden iu bashkua protestave të punëtorëve të automjeteve në Michigan, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë në historinë e SHBA-së që e bënë një gjë të tillë. Ai iu bashkua thirrjeve të punëtorëve, të cilët kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

“Armiku sot nuk është ndonjë vend i huaj kilometra larg, ai është pikërisht këtu në zonën tonë. Kjo është lakmi e korporatës”, tha presidenti i UAW, ShaWn Fain.

Me një kapele bejsbolli me logon e sindikatës së Punëtorëve të Automjeteve të Bashkuara (UAW), 80-vjeçari demokrat u tha punonjësve që tundnin banderola përmes një megafoni se ishte në anën e tyre.

Ai u tha punëtorëve se meritojnë një rritje të konsiderueshme të rrogës, pasi sakrificat dhe puna e tyre shpëtoi industrinë e automobilave në vitin 2008 dhe nxori nga telashet qindra kompani që asokohe ishin në vështirësi.  

“Tani po iu shkon jashtëzakonisht shumë mirë puna, dhe mund të hamendësoj se edhe ju jeni tepër mirë”, tha Biden, teksa theksoi se klasa e mesme e ndërtoi Amerikën.

Sindikata UAW njoftoi javën e kaluar se po zgjeronte grevën e saj kundër GM dhe Stellantis në përgjigje të asaj që e quajti mungesë lëvizjeje nga të dy kompanitë.

Ford, kompania e tretë në Big Three, u kursye kryesisht nga greva falë përparimeve në ofertat e kompanisë.

Sipas CNN, të cilës shqiptarja.com i referohet demokrati 80-vjeçar, i cili drejton SHBA-në hyri në histori me veprimin e tij, duke u bërë presidenti i parë në Shtetët e Bashkuara të Amerikës që del në protestë dhe iu bashkohet punëtorëve në grevën e tyre.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?