Për herë të parë ekspozohen 13 ikona me imazhin e Johan Pagëzorit. Ekspozita është çelur në muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Disa prej veprave mbajnë autorë anonime, ndërsa të tjera janë realizuar nga mësues Kostandin Jeremonaku dhe Vangjel Zengo. Ikonat janë realiuar në periudha të ndryshme.
“Në kuadër të ditës së muzeve vjen ekspozita e dedikuar Johan Pagzori. Ekspozita qëndron e hapur deri më 31 qeshor. Do jetë e hapur nga ora 9 deri në 7 pasdite, falas. Janë të shekulli 14 deri në shekullin 20. Secila është unike në llojin e vet. Janë ngjarjet kryesore të jetës së Johan Pagëzorit. Vetëm dy pre tyre ekspozohen për herë të dytë, të tjerat janë restauruar dhe ekspozohen për herë të parë”, tha Fjoralba Prifti, drejtoreshë e Muzeut.
I pranishëm në çeljen e ekspozitës ka qenë dhe mitropoliti i Korçës at im zot Johani, i cili tha se Johan Pagzori është nje ndër figurat më të rëndësishme të krishtërizmit, i njohur ndryshe si pararendësi.
“Është një ndër figurat kryesore dhe është quajtur pararendësi se ka ardhur para krishtit për të përgatitur popullin”, tha Mitropoliti Johan Pelushi.
Ekspozita do të rrijë e hapur deri datën 31 qershor dhe mund të vizitohet nga të gjithë. Ndërsa 13 ikonat e restauruara dhe ekspozuara tashme do të jenë pjesë e fondit të këtij muzeu.