Për herë të parë në Lagunën e Karavastasë do ndërtohet shëtitore në kurorën e argjinaturës! Nis investimi me vlerë 1.45 milionë euro

23 Gusht, 14:11| Përditesimi: 23 Gusht, 15:29

  • Share

Qeveria nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka financuar projektin e Bashkisë Divjakë për ngritjen e potencialeve turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Me një fond prej 145 milionë lekësh (1.45 milionë euro) do të rehabilitohen 20 kilometra argjinaturë në lagunën e Karavastasë. Investimi që ka nisur të realizohet nga Kompania fituese e tenderit "Alba Konstruksion"  do të përfundojë për 12 muaj. Në të gjithë gjatësinë e argjinaturës do të ketë ndriçim, korsi të dedikuar për këmbësorë dhe biçikleta, gjelbërim vende atraktive buzë lagunës.

Kryetari i bashkisë së Divjakës Josif Gorreja, tha për Report tv se pjesë e projektit janë sistemi i tokave bujqësore, rritja e aktivitetit te peshkimit në lagunë.

“Sot fillon puna për argjinaturën mbrojtëse të lagunës dhe tokave. Pra qëllimi kryesor është të mbrohet laguna, të disiplinohen ujërat e tepërta. Po kështu kjo argjinaturë do kthehet në shëtitore 20 km nga këtu ku jemi deri në Adriatik. E gjithë shëtitorja do të jetë e ndriçuar dhe me pemë. Po kështu do ketë vend të veçantë për peshkimin me grep”, thekson Gorreja.

Parku Kombëtar Divjakë- Karavasta në këtë sezon veror ka një numër të shtuar vizitorësh.  Sipas të dhënave nga sporteli i Kulles dhe flotes së varkave, gjatë muajit korrik dhe gjysmës së parë të gushtit, parkun e vizituan 67 mijë persona, duke zënë 37% të vizitorëve në parqet kombëtare në rang vendi. Ndërsa me përfundimin e investimit synohet kthimi i Parkut në një nivel më të avancuar turizmi.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?