Maratona e Tiranës ka mbledhur rreth 5 mijë garues nga 50 vende të botës. Një prej tyre, tregon për Report Tv se ka zgjedhur kauzën ‘Run for autism’, në mbështetje të fëmijëve me spektrin e autizmit.
Për gazetarin Ernest Koçi, ai tregon se është hera e parë që garon në Shqipëri, pas pjesëmarrjeve në maratona në Londër. Për këtë garues shqiptar kjo kauzë vlen shumë, e ndërsa thotë se shpreson që të mblidhen sa më shumë para për të ndihmuar fëmijët me spektrin e autizmit.
“Maratona shkoi shumë mirë. Zgjidha këtë sepse kam dëshirë që të ndihmojmë sado pak të gjithë fëmijët me autizëm që të mblidhet një shumë parash dhe t’i ndihmojmë. Hera e parë që garoj këtu në Shqipëri. Organizimi shumë i mirë. Kam marrë pjesë në Londër për 10K më parë”, tregon garuesi për Report Tv.
Një tjetër garues ka zgjedhur të marrë pjesë në Maratonën e Tiranës bashkë me familjen.
“Kam ardhur me vajzën time dhe u kënaqëm. Maratona kupton vrapim familjar, duam që aktivitet fizike të jenë pjesë e familjes sonë”, tregon ai.
Lajmi kryesor:
Lista e plotë e fituesve/ Maratona e Tiranës, rreth 4 mijë pjesëmarrës! Gega rekord kombëtar: Shqiptarët më dhanë forcë! Dominojnë kenianët (VIDEO)
SI.E./ReportTv.al