Për herë të parë në Pogradec, parada dhe gara për qenin kampion! 300 pjesëmarrës nga e gjithë bota

28 Maj, 19:09| Përditesimi: 28 Maj, 19:16

  • Share

Një paradë e krejt e veçantë është zhvilluar në qytetin e Pogradecit për të parën herë. Pjesë e shfaqjes u bënë afro 300 qenushë nga e gjithë bota, të cilët sfilojnë përpara një jurie profesionistësh nga vende të ndryshme. Paraqitja fizike, gjendja shëndetësore dhe ripordhuese janë disa prej elementeve të cilat vlerësohen për kafshët pjesëmarrëse në këtë kompeticion, ndërsa ajo që është më e veçanta ka të bëjë me rraca të ndryshme nga më të larmishme dhe pa kryqëzime. Presidenti i Federatës Arturo Verzeroli tha se ky aktivitet bën bashkë qindra pjesëmarrës dhe ka për qëllim sensibilizimin e popullsisë që të kujdesen më shumë për kafshët.

"Është hera e parë që po e bëjmë këtë kompeticion në Pogradec, jemi të lumtur që jemi këtu falë edhe ndihmës së dhënë. Marrin pjesë më tepër se 300 qenë nga gjithë Europa, Estonia, Polonia, Ukraina, Norvegjia e të tjera. Është kompeticion bukurie, mbahet në vendet më të zhvilluara dhe për qëllim ka për të thënë popullit shqiptar se duhet të kujdesen me tepër për qenushët, duhet ta trajtojnë denjësisht dhe mos abuzojnë me to", tha Verzeroli.

“Ne jemi nga Hungaria po bëjmë Turin Ballkanik , fillimisht ishim në Maqedoni, tani jemi këtu dhe më pas do të shkojmë në Serbi, për ti bërë qentë e mi, më kampionë nga sa janë, kështu shpresoj!” Deri më tani qeni im që mban më shumë tituj është ai i llojit “English Cocker Spaniel”, i cili u klasifikua i dyti në 100 qen. Po kështu kam qen të llojit “Dobberman” “Bingers” dhe  “American Staffordshire Terrier”, thotë një pjesëmarrës.

"Është hera ime e parë që vij në Shqipëri por nuk është shfaqja e  parë e qenve që marr pjesë. Kjo është “Shih Tzu” dhe ajo është një “Multi Champion” dhe “Multi Grand Champion”, ne shkojmë në shumë shfaqje. Sot pres të marr “The Albanian Championship” dhe shpresoj që nesër të marr “The Grand ChampionShip”.

“Vij nga Italia dhe kjo është hera jonë e parë këtu në Pogradec. Eshtë një vend shumë i bukur.  Unë jam trajner prej 20 vitesh dhe marr pjese shpesh ne konkurse te tilla. Shpresoj që gjithcka të shkojë mirë dhe të shijojmë kohën tonë me miqtë dhe qentë tanë. Ky qeni këtu është një “Australian Shepherd” , është 2 vjec dhe është “Macedonian Champion”, “Italian Junior Champion”.

“Kemi ardhur nga Moldavia dhe Ukraina. Në Pogradec ne jemi për herë të parë por nuk është hera e parë në Shqipëri , na pëlqejnë shfaqjet që zhvillohen këtu.. Ne duam të fitojmë , ka konkurencë por ne kemi qen me shumë kualitet”.

Ky organizim i Federatës Kinologjike të Shqipërisë mbahet për dy ditë me radhë dhe sjell dy vlerësime për qentë pjesëmarrës, ku disa vlerësohen si qen të përshtatshëm për kompeticione të tjera ndërkombëtare e disa për kompeticione kombëtare. Fituesit e këtij kompeticioni pritet të shpallen të mërkurën në Pogradec.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?