Për herë të parë në Shqipëri, mbahen zgjedhjet e federatës botërore të peshëngritjes! Fiton Jalood, kandidat edhe Piro Dhima

25 Qershor 2022, 16:45| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 07:11

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri, konkretisht në Tiranë, janë mbajtur zgjedhjet për presidentin e federatës botërore të peshëngritjes pak ditë pas kampionatit europian që u mbajt po në vendin tonë. Në total votuan 156 shtete nga 5 kontinente të ndryshme ku fitues u shpall Mohamed Hasan Jalood nga Katari, i cili në raundin e dytë garoi kundër bashkombasit të tij Al Mana. Në total ishin 11 kandidatë për president, mes tyre ish-kampioni Piro Dhima, shqiptari që si sportist garoi për Greqinë dhe më pas u bë president i federatës në vendin fqinjë.

Gjatë asamblesë zgjedhore mbajtën fjalën ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, por edhe presidenti i federatës shqiptare të peshëngritjes.

“Aktivitete me vlera kaq të rëndësishme për sportin natyrisht janë një vlerësim për Shqipërinë dhe janë një mbështetje e madhe për një vend të vogël, por që ka talente të mëdha në sport. Aktivitete të tilla shërbejnë edhe për ta promovuar Shqipërinë,”-tha Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit.

“Për realizimin me sukses të këtij kongresi është dashur një punë e madhe dhe vetëm nëpërmjet një bashkpunimi me komitetin olimpik, bashkinë e Tiranës dhe minisrinë e Arsimit dhe Sporteve u bë e mundur që të realizohet në këtë mënyrë të jashtëzakonshme,”-u shpreh Elez Gjoza, president i federatës së peshëngritjes.

Përveç zgjedhjeve të federatës botërore të peshëngritjes dhe kampionatin europian këtë vit Shqipëria do organizojë edhe kampionatin europian për të rinj në peshëngritje.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Amir: 27/06/2022 01:21

    Se pari gjynaf qe nuk zgjodhen Ramen se i ben te tera ai dhe se dyti te shashtis kjo semundja komuniste e llojit ose jemi " i vetmi vend ne bote", eshte "per here te pare" ose "vetem ne Shqiperi".

    Përgjigju
  • Bukurie: 26/06/2022 21:46

    Piro Dhima sa mire qe Nuk ka fituar njeri i pabese , si Nuk i ka ardh turp qe ka qene konkurent kujto nose jemi budallej dhe harrojme shpejt qe luajte per grekun ne fakt ti u talle me shqiperin Nuk harrohen disa ngjarje jo sidomos kjo e Piro Dhimes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?