Për herë të parë në Shqipëri, mbahet Botërori i MMA! 500 sportist nga e gjithë bota 'luftë' për medalje

12 Shtator 2023, 16:37| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 17:54

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Tiranë, nga datat 19-26 nëntor, do të mbahet kampionati botëror i Artëve Marciale Mikse. Në kryeqytet do garojnë 50 shtete nga e gjithë bota, ndërsa do jenë më shumë se 500 sportistë.

Përgatitjet kanë nisur prej kohësh, ndërsa këtë të martë në Tiranë ishte presidenti i federatës ndërkombëtare të arteve marciale mikes.

“Jemi shumë të lumtur ta organizojmë Botërorin këtë nëntor në Shqipëri. Tirana është kryeqyteti Europian i Sportit dhe federata shqiptare na bindi me punën, besimin dhe interesin e paraqitur,”-u shpreh Kerrith Brown, president i IMMAF.

Kampionati Botëror i MMA-së në Tiranë nuk do mbahet vetëm për të rritur, por të gjithë nivelet e moshave përfshirë djem dhe vajza. Ndërkohë Shqipëria do përfaqësohet me rreth 20 sportistë, ndërsa nuk përjashtohet që ky numër të jetë edhe më i madh.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?