TIRANË- Për herë të parë, në vendin tonë ka nisur aplikimi i testit të drogës për shoferët ku "viktima" e parë është një 25-vjeçar.
Dyshimet se ai kishte konsumuar lëndë narkotike erdhën sepse gjatë kontrollit iu gjet një sasi kanabisi në makinë. Për rrjedhojë, efektivët e rrugores i bën testin e drogës, nga ku rezultoi pozitiv. Të riut me inicialet J. Ç., iu vunë prangat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë, atij i është pezulluar patenta si dhe është gjobitur me 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur për herë të parë me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.