Stafi i spitalit të Gjirokastrës

Lajme të mira

Për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës, realizohet procedura moderne e ekzaminimit me bronkoskopi

9 Tetor, 08:00| Përditesimi: 9 Tetor, 08:01

  • Share

Një procedurë moderne diagnostikuese është realizuar për herë të parë në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se ekzaminimi me bronkoskopi, shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend dhe rajon.

Nga ky shërbim i përparuar, kanë përfituar deri më tani 30 pacientë me probleme respiratore.

“MIRËMËNGJES

dhe nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ku për herë të parë është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi, një procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike që shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon, ku vetëm në pak ditë 30 pacientë me probleme respiratore kanë përfituar nga ky shërbim të avancuar, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qendrave terciare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Papi: 09/10/2025 08:41

    Nje proçedure krejtsisht normale qe behet edhe ne klinika private te vogla ne bote ketu ta bejn si inovacion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mbrojtja për kreun e SPAK zgjatet deri në 3 vite pas mbylljes së mandatit, si ju duket?