Për herë të parë, një test gjaku mund të zbulojë kancerin te njerëzit që nuk kanë ende simptoma

5 Janar 2022, 10:43| Përditesimi: 5 Janar 2022, 10:45

  • Share

Një test i ri gjaku që mund të ndihmojë në zbulimin e kancerit te njerëzit që nuk kanë simptoma specifike, por janë më të paqarta, si humbja e pashpjegueshme e peshës ose lodhja, është zhvilluar nga shkencëtarët në Britani.

Pasi të miratohet, testi do të lejojë zbulimin e hershëm të disa kacereve që deri më tani janë diagnostikuar vonë , duke e bërë më të lehtë trajtimin e tyre përpara se tumoret të metastazojnë , pasi testi mund të tregojë gjithashtu nëse kanceri është përhapur në trup.

Shpesh pacienti ekzaminohet nga një mjek i përgjithshëm, i cili, nëse nuk arrin të diagnostikojë ndonjë simptomë të dukshme, e dërgon pacientin në shtëpi me këshillën që të kthehet nëse simptomat i përkeqësohen.

"Problemi në këto raste është se nëse dikush ka kancer, ai vazhdon të rritet dhe kur pacienti kthehet te mjeku, kanceri është përhapur shumë," tha studiuesi kryesor Dr. James Larkin i Universitetit të Oksfordit.

Testi i ri përdor teknologjinë e Rezonancës Magnetike Bërthamore (NMR), e cila zbulon molekula të vogla, metabolitë, në gjak. Të shëndetshmit kanë një "profil" të ndryshëm të metabolitëve nga ata me kancer lokal ose metastatik.

Studiuesit, të cilët botuan punimin në revistën mjekësore amerikane "Clinical Cancer Research", analizuan mostrat e gjakut nga 300 pacientë me simptoma jo specifike, por shqetësuese të kancerit dhe zbuluan se testi është rreth 95% i saktë. Aktualisht testi nuk mund të dallojë llojin e tumorit, por me përmirësimin e tij në të ardhmen mund ta arrijë këtë.

Testi gjithashtu ka 94% saktësi në dallimin midis kancerit lokal ose metastatik. Është kështu testi i parë i gjakut që mund të zbulojë nëse kanceri është përhapur, pa diagnostikuar saktësisht se çfarë lloj tumori është. Testi tani do të testohet në një numër më të madh pacientësh (2000 deri në 3000) gjatë dy viteve të ardhshme dhe më pas do të miratohet nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?