Sociale

Për herë të parë organizohet në Fishtë të Lezhë kampionati i vezës së Pashkës! Lojëra shpërblyese dhe sfida për fëmijët (VIDEO)

21 Prill, 18:07| Përditesimi: 21 Prill, 18:54

  • Share

Fishta e Lezhës u kthye në një qendër festive me organizimin e një eventi të veçantë– Kampionati i Vezës së Pashkës. Banorë të zonës dhe jo vetëm u bënë pjesë e këtij aktiviteti plot ngjyra, lojëra dhe atmosferë festive.

Garat u zhvilluan me shumë emocion dhe entuziazëm, ndërsa fituesit u shpërblyen me dhurata të ndryshme. Çmimi i parë ishte 500 euro, ndërsa çmimi i dytë dhe i tretë me nga dy shporta me produkte tradicionale.

Për pjesëmarrësit, çmimi më i madh ishte gëzimi i ndarë me njëri-tjetrin.

Organizatori Altin Prenga, shpreson se “sfida e çukitjes së vezëve ” të  kthehet në traditë të përvitshme.

Aktivitete të tilla, sipaqs vendasve,  promovojnë edhe më shumë kulturën lokale dhe tërheqin më shumë vizitor në fshatin Fishtë.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?