Për herë të parë pas 70 vitesh, në një stadium në Angli këndohet ‘Zoti e ruajt Mbretin’ (VIDEO)

10 Shtator 2022, 16:06| Përditesimi: 10 Shtator 2022, 16:17

  • Share

Në ndeshjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm në kriket mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut për herë të parë pas 70 vitesh është kënduar ‘Zot ruaje Mbretin’.

Për të nderuar mbretëreshën Elizabet ishte në fushën e lojës garda ushtarake e nderit dhe u mbajt një minutë heshtje, ndërsa sipas ‘dailymail’ tifozeve nuk iu lejohej të vishnin fustane shumëngjyrëshe dhe të zbukuruara. Më pas sopranoja Lauara Wright këndoj për herë të parë pas 70 vitesh në një stadium sportiv ‘Zot ruaje Mbretin’.

Ndërkohë të gjithë lojtarët dhe trajnerët që ishin në fushë mbanin nga shirit të zi në krah. Edhe pse eventet futbollistike u shtynë në nder të mbretëreshës Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit (DCMS), u tha federatave sportive se nuk kishte asnjë detyrim për të shtyrë ndeshjet gjatë fundjavës.

Sakaq kapiteni i Anglisë në kriket, Ben Stokes tha: "Ajo e donte sportin, duhet të vazhdojë në nder të saj". 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?