Katalin Novak dhe Viktor Orban

Për herë të parë që nga ardhja në pushtet, presidentja hungareze vendos veto ndaj ligjit të Orban

22 Prill 2023, 20:58| Përditesimi: 22 Prill 2023, 21:05

  • Share

Presidentja hungareze Katalin Novak vuri veton ndaj një ligji të diskutueshëm të qeverisë që kufizonte të drejtat e personave homoseksualë dhe transeksualë, me argumentin se legjislacioni mund të "shërbejë për të rritur mosbesimin midis anëtarëve të komunitetit" dhe se ai nuk përmbush kërkesat e BE-së.

Ligji parashikonte, ndër të tjera, që qytetarët mund të raportonin në mënyrë anonime çiftet e të njëjtit seks që rrisin fëmijët së bashku. Parlamenti e kishte miratuar ligjin me mbështetjen e partisë Fidesz të kryeministrit të ekstremit të djathtë Viktor Orban.

Parlamenti mund të anulojë veton me një shumicë të thjeshtë, e cila duket e mundshme. Ligji është i përbërë nga dispozita për mbrojtjen e qytetarëve që duan të raportojnë mangësitë dhe shkeljet në institucione dhe kompani ndërsa përmban një seksion që lejon njerëzit të dënojnë bashkëqytetarët për arsye ideologjike.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?