Ekonomi

Për herë të parë pas luftës, çmimi i naftës zbret në 94 dollarë fuçia! Konfindustria: Bordi të ndërhyjë, duhet të shitet nën 200 lekë/litri

5 Gusht 2022, 07:52| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 14:29

  • Share

Për herë të parë që prej nisjes së agresionit rus në Ukrainë, çmimi i naftës bruto në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët. Prej dy ditësh në bursë një fuçi naftë kushton 93-94 dollarë, nga mbi 103 dollarë që ishte çmimi në fund të korrikut.

Kjo është rënia më e fortë e regjistruar që prej 16 marsit të këtij viti kur nafta zbriti në 95 dollar fuçia. Tregjet ndërkombëtare u tronditën menjëherë pas nisjes së luftës e për pasojë çmimi i naftës bruto arriti deri në 127 dollarë fuçia në javën e parë të muajit mars, dhe gjithë kjo kohë është shoqëruar me luhatje të forta.

Por pavarësisht kësaj rënie, një fuçi kushton rreth 22 dollarë më shumë se në 5 gusht të vitit 2021. Kjo luhatje e fortë e çmimit të naftës por edhe e energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse erdhi për shkak të pozicionit dominues që ka Rusia në furnizimin e Evropës me këto produkte. Po ashtu roli dominues i Rusisë në furnizimin me gaz, ndikoj më tej në shtrenjtimin e karburantit dhe energjisë në Evropë.

Të mërkurën, grupi i prodhuesve të naftës i njohur si OPEC Plus ra dakord të rrisë prodhimin me 100.000 fuçi në ditë në shtator, një sasi e vogël krahasuar me 650.000 fuqi naftë që SHBA vendosi të hedhë në treg në muajt korrik dhe gusht.

Në vendin tonë aktualisht qytetarët një litër naftë e blejnë për 221 lekë, që është çmimi i fundit i caktuar nga Bordi i Transparencës për Monitorimin e Karburanteve. Pas uljes së çmimit të naftës bruto në bursë, pritet që edhe bordi në vend të reflektojë çmimet e reja.

 

Ora 12:15
Ulja e naftës në bursë, Konfindustria: Bordi të reagojë! Mosndërhyrja tregon se shteti është kapur nga karteli i naftës

1658220654_konfidustria.jpg

Teksa çmimi i naftës në bursë ka rënë, Konfindustria i ka kërkuar Bordit të Transparencës që të ndërhyjë menjëherë për çmimin e karburanteve në treg. Në një reagim, Konfindustria thotë se mosndërhyrja e Bordit është përpjekje për të shtuar të ardhurat buxhetore dhe është tregues se shteti është kapur nga karteli i naftës.

“Konfindustria i kërkon Bordit të Transparencës ndërhyrjen e menjëhershme për uljen e çmimit të karburanteve në treg. Ndërkohe, që çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare në 2 javën e parë të muajit gusht 2022 ka rënë në mënyre të ndjeshme nën 95$/fuçi në tregun shqiptar vazhdon çmimi i fiksuar prej pothuaj 2 javësh në 221 lekë/litër në shitjet me pakicë. Mbështetur në vlerësimet krahësuese të periudhave të mëparshme, çmimi i naftës më pakicë sot në treg duhet të ishte të paktën nën 200 lekë/litër. Mosndërhyrja e përsëritur në kohë e Bordit të Trasparencës për uljen e çmimit është tregues i qartë i kapjes së shtetit nga karteli i kompanive të naftës si edhe përpjekje për të shtuar të ardhurat buxhetore nëpërmjet “shtrydhjes” së bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë.

Është shumë shqetësuese dhe goditje e rëndë shkatërruese për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë kombëtare rritja e fortë e të ardhurave të planifikuara në buxhetin e shtetit në kushtet e inflacionit të lartë dhe me kah rrites. Në 6 mujorin e parë të vitit 2022 të ardhurat në buxhet janë shtuar me afër 200 milionë euro drejtpërdrejtë të lidhura vetëm më rritjen e çmimeve. Inflacioni i raportuar zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë është 7.8%, ndërkohe sipas të dhënave reale është mjaft më i lartë”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera, Konfindustria thotë se çmimi i lartë i karburanteve është ndër faktorët kryesorë të goditjes ndaj sektorit të turizmit në vitin 2022.

“Çmimet e larta në nivel absolut botëror të karburanteve në Shqipëri, gërshetuar me çmimet e ulëta krahasuese në rajon kanë pasoja të forta shkatërruese sidomos për prodhimin vendor dhe industritë, që rrezikojnë qartësisht rrezikun e falimentimit. Çmimet e larta të karburanteve janë ndër faktorët kryesorë edhe të goditjes ndaj sektorit strategjik të turizmit në vitin 2022 në vazhdim”, thuhet në reagim.

SI.E./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • xhepisti: 09/08/2022 02:21

    POPULLI TE NGRIHET PER ULJEN E CMIMIT TE NAFTES,,,,DHE TE KERKOHET NGRITJA E NJE RAFINERIE NAFTE.....NDRYSHE S'DO NA MBETET ASNJE LEK NE XHEP......ATO LEKET TONA DO HYJNE NE XHEPIN E EDI RAMES....

    Përgjigju
  • Taksapagues: 05/08/2022 16:13

    Ketij mileti fene i luajne kur ne vend qe te mos ndezin asnje lloj mjeti pune a qejfi per nja dy jave, vazhdojne e bredhin sikur nuk ka ndodhur gje! Lumturohen shqiptaret duke bere xhiro koti, duke ia bere me drita njeri tjetrit edhe pse shihen 10 here ne dite, e karburanti vuuuu...Kur gjejne k...pse mos te shesin me aq!

    Përgjigju
  • Elson: 05/08/2022 14:17

    Jemi POPULL MJERAN, JA BEJNE MIRE QE I Patronzhojne para mbrapa, ne sy e nvesh, ne hund e kuda ku ka vrima. Jeni mjerann dhe ja bejne mire qe ju vjedhin dite e nate pa pushim. Edhe ne varr ju patronazhojne. Dyshoj shume ke historia e popullit shqiptar qe ka qene kunder pushtuesve e tj etj. Kuptohet shume mire ne ditet e sotme. MBANI O MBANI SE E MERITONI

    Përgjigju
  • Biku: 05/08/2022 12:50

    Prsini sa te leshohen sufllaqexhinjt neper komente se do na e tregojne ata kush e ka fajin

    Përgjigju
  • SEFERI: 05/08/2022 12:49

    KY VEND NU BEHET SA KOH DREJTOHET NGA NJE NJERI QE NUK KA PAK GJAK SHQIPTARI ,CAFRE ESHTE RRAZ SOCIALISTE E SHTE HAJDUT.

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/08/2022 11:15

    Çmenduri d pa parë që litei i naftës në Shqipëri më shtrenjët se në Suedi! Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar sepse ka marrë detyrë primare që ta ndihmojë Serbin me parat e shqiptarëve, kurse këta vet kan rën në gjumë si delet e hipnotizuara..! Si është e mundutyqë kryekriminel dhe kryeminister shqiptarë i cili ka marrë shtetësin serbe dhe ështé i shkruar si serb e jo shqiptarë të qëndrojë ende në këtë post që ka !

    Përgjigju
  • Tafil ibriku: 05/08/2022 10:11

    Le ta ule tane bota cmimin e naftes,vetem shqiptaret nuk duhet me I msu me cmim te ulet se msohen e manej e dun perhere te lire.Shqiptari duhet me rjep shqiptarin se nryshe nuk shtyhet,qe ata qe pasurohen ti marrin me vedi ne VORR.

    Përgjigju
  • Timi: 05/08/2022 09:55

    Shteti ne bashkpunim me tregtaret e naftes vjedhin popullin. Kaq hapur nuk eshte bere ndonjehere. Ed rama e ka cuar vjedhjen shteterore ne nje nivel me te larte, ne organizim te mirefillte karteli

    Përgjigju
  • Turi: 05/08/2022 08:59

    Cfare lidhje ka vendi yne me bursen ? Ketu nga momenti qe ngrihen cmimet nuk ulen dhe asnjeri nuk ngrihet

    Përgjigju
    • Lushka: 05/08/2022 09:44

      Po normale se kapen pas politikes Le te haj buke that's mjafonte fitoj edi me shoke edhe sala me shoke apo likja me shoqe... Njerez primitv edhe injorante per te drejtat e tyre nuk ngrihen se aq e kan vizionin...neveri!

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?