Historike/ Për herë të parë, Shqipëria në finalet e Botërorit të skive! Colturi: E vështirë, por e lumtur që ia dola!

9 Mars, 15:48| Përditesimi: 9 Mars, 17:27

  • Share

Për herë të parë Shqipëria do përfaqësohet në finalen e kampionatit botëror të skive në disiplinën e Giant Slalom. Kjo falë Lara Colturit, e cila sot në provat e pistës Are të Suedisë regjistroi kohën e 19 më të mirë nga 23 vende që kualifikoheshin.

“Sot ishte një ditë shumë e vështirë, sidomos lëshimi i parë sepse era ishte shumë e fortë. Gjë që ndikoi te shikueshmëria, por megjithatë arrita të jap diçka pozitive dhe pastaj gjëja më e bukur është fakti që u kualifikova në finalen e kampionatit botëror. Jam shumë e lumtur, një tjetër hap dhe tani e gjithë vëmendja do jetë tek sllallomi i nesërm,”-u shpreh skiatorja Lara Colturi.

Te dielën Lara Colturi do provojë të kualifikojë Shqipërinë në finalen e një kampionatit botëror edhe në disiplinën e sllallom, që është zbritja e shpejtë në ski në një vend të pjerrët e me kthesa të njëpasnjëshme.

Ndërkohë që finalet do zhvillohen fundjavën e ardhshme në pistën e Saalbach të Austrisë.

Kjo është edhe gara e fundit e sezonit të skive, që zhvillon një cirkuit të ngjashëm me atë të Formula 1, me ndryshimin e vetëm se pas mbarimit të të gjitha garave në fund zhvillohet një tjetër, që emërohet si finalet e kampionatit botëror.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grazie: 10/03/2024 02:15

    Urojme nje medalje argjendi ose bronzi

    Përgjigju
  • Sport, kalitje, shendet: 09/03/2024 21:04

    Tani hajde te gjejme ndonje kineze qe te fitojme edhe ne ping pong. Paska qene e lehte kjo pune, federata jep flamurin me qera kurse rinia sportdashese ben not ne La Mansh.

    Përgjigju
    • Sport, kalitje, shendet: 10/03/2024 09:40

      O Lale, s’ka me njerez “dru me pre” se sot jane te mireinformuar mbi tregun e punes njerezit. Paguaj 100 euro dita po deshe t’i krasisesh ullinjte.

    • Po mër po: 10/03/2024 09:16

      Ne paguajmë të na mbajnë flamurin të hujt

    • Lala i Lushnjes: 10/03/2024 07:23

      Rinia shqiptare rri në kafe gjithë ditën e perëndisë dhe diskuton për "pjeshkat,, e Big, nuk bëhet fjalë për punë e jo më të bëjë stëvitje. Isha në fshat për të krasitur ullinjtë dhe as njeri nuk vinte për punë, megjithse ullinjtë ata do ti vjedhin.

  • Aplaussi: 09/03/2024 20:44

    Bravissima!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?