VIDEO/ Për herë të parë, Shqipëria pret vitin e ardhshëm takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit

25 Tetor 2023, 08:15| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 08:18

  • Share

TIRANË- Për herë të parë, Shqipëria do të presë takimin e Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë një video në rrejtën e tij social Facebook, me bukuritë e natyrës së vendit tonë, por edhe momente nga aktivitete sportive apo koncerte.

Ky është takimi i shtatëdhjetë i Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Takimi do të mbahet pranverën e vitit të ardhshëm në Tiranë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?