E ndërsa akuzoi mediat se janë pjesa më e madhe e problemit të Shqipërisë, në një moment organizatori i protestës para Kryeministrisë, Genc Sejko është përlotur teksa po tregonte historinë e një 18-vjeçari që shkoi ilegalisht me maune në Angli.
‘’Ju jeni pjesa më e madhe e problemit, nuk pasqyroni atë që ndodh. Unë bëj 20 vjet që jetoj në Angli. Para se të vija këtu takova një djalë 18 vjeç që hipi në maune, më tregoi se u kap te aksi se nuk kishte para ta paguante dhe më thoshte se kishte frikë. Për kë është kjo Shqipëri?” u shpreh Sejko.
Lajmi kryesor:
Dita e dytë e protestës së diasporës, grupit të emigrantëve u bashkohen edhe banorët e Unazës së Re, përlotet organizatori (VIDEO)
/r.k./ReportTv.al