Për konfliktin tek 'Petro Nini' dhe Elisën në botën e qeverisë!

12 Mars 2019, 13:26| Përditesimi: 12 Mars 2019, 13:42

  • Share

Dhuna e disa huliganëve permbarues ndaj grave dhe fëmijëve tek Petro Nini, vec pa zgjidhje, qenka mbyllur me një fajtor: Median që paska dizinformuar e keqinformuar me detajet, se aty paska qenë e përfshire IKMT apo IMT, Bashkia a Qeveria.

Edhe pse duhet pranuar që detajet ishin kontradiktore në shume media, në raportim maratonë, ajo që sot përcollën mediat ishte pikërisht burokracia, korrupsioni, mosveprimi dhe paaftësia jo e gazetarëve, por e shtetit ndër vite, që këtë herë ra në kurriz të atyre 5 familjeve, të atyre fëmijëve që në gjashtë muajt e fundit kanë trokitur mbi dhjetra herë në derën e shtetit tënd, Elisa. Personalisht, hy në ata gazetare, që, detajet që ty të paskan bezdisur, i kam saktësuar para se t'i të nisje të mblidhje informacionin, por si gazetar nuk mund ta pranoj dhe të pajtohem me një ministre, një zëdhënëse qeverie, që nis mbledhjen e informacionit pasi media mbyll transmetimin. Jo, duhet të ishe pikërisht ti që duhet të hidhje dritë, sepse të detyron pozicioni si ministre, zëdhënëse, deputete, zonjë,  gjithëfarë detyrash e detyrimesh publike që mbart.

Nuk është faji i atyre gazetarëve, që lanë mikrofonat e mbanin fëmijët që lebetiteshin dhe gratë teksa binin pa ndjenja në tokë, por është i yti që teksa fëmijët zvarriteshin mbi makinat e policisë e ulërisnin, ti ende s'kishe marrë informacionin.

Kur një skenë e tillë të ndodh në mes të Tiranës, e ti s'ke informacion, cfarë duhet të presin ata qytetarë në fshatrat më të largët të vendit?! Ti dhe kolegët e tu i keni keto mundësi për të marrë informacione, ato informacione që ato familje vetë ua kanë sjellë 6 muaj më parë. Teksa dyert tuaja i gjetën mbyllur, dyert e mediave ishin hapur, e kolegët tane vecse i dëgjonin, mbushnin syte me lot bashkë me ta, por zgjidhjen nuk ua jepnin dot. Sot znj. Elisa nuk ishte dita që ti dhe kolegët e tu të mblidhnit informacion, ishte dita qe JU të kishit vepruar. Sa mirë u reagua për gjyqtarët e rastit Dajti etj..., ai reagim duhet të kishte ardhur edhe sot nga kolegia juaj e Drejtësisë. Nuk janë gjyqtarët e ministrat tuaj dhe të atyre, por janë të mirët dhe të këqinjtë, thjesht ju përcaktoni krahun nga doni të jeni. Qytetarët nuk duan t'ia dinë kujt ja jeni a janë, jane ngjyrë blu apo të kuq, por duan shtëpinë. Lebetitej foshnja në bark të nënës se policia po i shoqëronte babanë me forcë.

Po përse ata huliganë të paguar vetem për atë aksion, minimalisht nuk u “këshilluan” nga policia, që ato akte dhune nuk janë të denja sot për një vend aspirant për t'u integruar në BE?! A morët informacion se kush janë personat që qëllonin me leva e shkelma? Jo! Ata nuk ishin përmbaruesit, por muskulozë, instruktorë palestrash, të fortë lagjeje që u paguan për të nxjerrë zvarrë nga banesa ato familje. Pse kolegu juaj i Punëve të Brendshme duhet të reagonte pasi dhuna ndodhi? Kaq e pamundur ishte dërgimi i një urdhri të dytë për të shmangur dhunën ndaj fëmijëve dhe grave? I vetmi reagim me zgjidhje për strehimin, pavarësisht refuzimit, ishte nga Bashkia.

Të paktën pushteti vendor problemin e 30 viteve nuk nisi ta gjente tek media.

Tërhiqeni pas atë deklaratë dhe keni të gjithë mundësitë qe jo vetëm të informoheni, por ta zgjidhni këtë problematikë, se si e dini ju, që jeni pjese e shtetit dhe drejtësisë së kalbur në 30 vite! Nëse kjo ishte kosto politike, atëherë merruni me opozitën që edhe në këtë rast bën mirë të mos e politizojë, nëse i vjen keq për ato familje, sic mori më qafë familjet në Unaze të Re!

Pati keqinformim? Po pati, por kjo seshte dita e shënuar per lajmin e rremë, por eshte dita e shënuar për terrin informativ të krijuar nga institucionet tuaja!

Por në fund të ditës, problemi nuk duhet të ishte nëse gaboi media apo qytetarëtqe i mbeshteten, reagimi duhet te ishte institucional. Lotëve të atyre fëmijëve dhe foshnjës në bark t'u jepet një përgjigje: ose të nxirren nga shtëpia në kushtet e një shteti social ose ata gjyqtarë që shkaktuan këtë skenë të përfundojnë pas hekurave! Dhe sa për median, nëse nuk kontribuoni dot në rregullimin e këtij tregu kaotik, minimalisht respektoni traditën: Lajmësi nuk preket!

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besar Meta: 12/03/2019 20:53

    E paske ngrene edhe ti pacen e mengjezit. Permbarimi ekzekuton vendimet e formes prere te gjykatave. Te shtrihen 1 milione po deshe ti. Shko dhe ti bashke me ta.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 12/03/2019 14:48

    te zgjidhin problemin e pronave kete te bejne se per llafe jane te vetmit ministrat..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?