Nderi i Kombit, Baletmaestro, Panajot Kanaçi

Drejt Punës

26 vite pa Panajot Kanaçin, Maestro Artist i Popullit, koreografi që ndriti artin shqiptar

2 Gusht 2022, 08:25| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 08:51

  • Share

Nderi i Kombit, Baletmaestro, Koreograf dhe Profesor  i shquar Shqiptar Panajot Kanaçi çdo balerin, kërcimtar, student i juaji, çdo njeri që ndjek rrugën dhe mësimin tënd, po ashtu dhe unë si ish studentja dhe vajza juaj, familjare dhe miq, artdashës anë e mbanë urojmë  Kujtimi dhe vepra juaj të rrojë sa Alpet Shqiptare.

Ju nderuat kulturën tonë brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet krijimtarisë tuaj të artit  Koreografik dhe personalitetit tuaj.

Panajot Kanaçi lindi në vitin 1924 dhe ndërroi jetë në 1996.

Që në vitin 1946  filloi me krimijtarinë e tij në fushën e baletit dhe të kërcimit profesional të Valles Shqiptare.

Shumë artistë të kercimit shqiptar shkëlqyen nëpërmjet koreografimit të Maestros. Lista me Veprat e Artit te Maestros është e panumërt. Një ndër to ishte dhe “Gjerdani i Arte“ në Dizhon të Francës. Maestro Kanaçi mahnit publikun jashtë Shqipërisë jo vetëm me krijimtaritë e tija me Ansamblin e Shtetror, por dhe me personalitetin e tij. Ai zotëronte një numër të mirë të gjuhëve të huaja.

Kërcimtarët profesionistë të të ansamblit të shtetit të periudhës së tij: Zekthi, Mullisi, Nano, Cingu, Celiku e shumë të tjerë, po ashtu dhe studentët e parë të Koreografisë shqiptare: Hysaj, Radani, Metaliaj, Lekaj, Demi,Tare. Mbas mbas studimeve Maestroja sëbashku me Zonjën e tij Marjanthi më celebruan si vajza e tyre. Ruaj kujtime shumë të dashura nga të dy dhe ndjehem mirënjohëse që pata fatin t‘i përjetoj nga afër.

Me shumë respekt e dashuri

Angjelina

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?