‘Për mësuesit pedofilë nuk duhet të ketë rehabilitim’, avokati Vishaj: Abuzimi me fëmijët i pafalshëm

3 Dhjetor 2021, 21:54| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 21:59

  • Share

Udhëzimi Kushit për të larguar përfundimisht nga arsimi të dënuarit për abuzim seksual ka tërhequr vemendjen e juristëve. Avokati Saimir Vishaj beson se pavarësisht që një vepër penale hiqet kur kalon 5 apo 10 vjet nga denimi i formës së prerë, për autorët që abuzojnë me fëmijët nuk duhet të ketë rehabilitim.

“Është një kategori e cila duhet të mbrohet”, u shpreh Sajmir Vishaj.

Vishaj është për zgjerim të udhëzimit, që duhet të përfshijë të gjitha kategoritë e mësimdhënies.

“Për të larguar të gjithë personat jo vetëm  që janë dënuar por dhe që dyshohen që kryejnë jo vetëm me të mitur por edhe abuzojnë me detyrën seksualisht në procesin mësimdhënës”, tha ai.

Mësuesi i Beratit i dënuar për abuzim me nxënësin, u rifut në mësimdhënie përmes konkursit me dëshmi penaliteti të pastër. 

“Të gjithë bashkë duhet të informojmë për të gjithë personat që kanë prirje apo devijime seksuale apo dhunuese ndaj të miturve, nxënësve të shkollës apo studentëve”, tha Vishaj.

Juristi mendon se në luftën kundër pedofilëve, abuzuesve seksual, kryesisht për të miturit, duhet të përfshihen nga kryeplaku i fshatit tek institucionet më të larta, përmes informacionit dhe një skede identifikuese. Por gjyqësori ka në dorë thembrën e Akilit.

“Gjykata të jetë shumë e kujdesshme në momentin që i deklaron të fajshëm, duhet ti japë dhe vendime plotësuese për të mos qenë asnjëherë pjesë e sistemit arsimor”, tha ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?