Sport

'Për ne nuk janë miqësore', Cikalleshi: Uellsi dhe Republika Çeke na vlejnë si provë zjarri (VIDEO)

2 Qershor 2021, 15:17| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 15:34

  • Share

Kombëtarja shqiptare prej dy ditësh gjendet në Uells aty ku po stërvitet për ndeshjen miqësore të 5 qershorit ndaj këtyre të fundit.

“Uellsi është një ekip që ka shkuar në Europian, është një ekip fizikisht shumë i mirë. Besoj gjithashtu se është në një nivel me kundërshtarët tanë në ndeshjen e shtatorit,”-u shpreh Cikalleshi.

Sipas sulmuesit të Kombëtares dy përballjet, pasi me datë 8 qershor Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore kundër Republikës Çeke, do të tregojnë nëse ne jemi gati apo jo për ndeshjet kualifikuese të Botërorit në shtator.

“Janë miqësore, por për ne nuk janë të tilla sepse na tregojnë nivelin ku jemi përpara dy ndeshjeve që konsiderohen provë zjarri në shtator,”-deklaroi Cikalleshi.

Nëse për Cikalleshin ka dyshime e kundërta thuhet për mesfushorin Keidi Bare, i cili është shumë optimist për kuqezinjtë.

“Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Ashtu si kombëtarja shqiptare arriti kualifikimin në Europian para disa vitesh pse mos ta bëjmë diçka të tillë edhe në Botëror. Do ishte ëndërr për të gjithë shqiptarët, për futbollistët dhe për shtetin tonë. Do japim maksimumin për ta realizuar këtë qëllim,”-u shpreh Keidi Bare.

Të dy ndeshjet miqësore kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja do t’i luajë në transfertë, ndërsa si Uellsi ashtu edhe Republika Çeke janë pjesë e Europianit që nis me 11 qershor.

1622640265_AP01991.jpg

Keidi Bare dhe Sokol Cikalleshi

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?