Kronikë

‘Për në qendër djathtas, në Astir nga tuneli’, mungon tabela paralajmëruese te ish-Sheshi Shqiponja, kaos dhe trafik, qytetarët: E vështirë të gjejmë rrugën, na çmendën

6 Shtator 2021, 13:32| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 19:56

  • Share

TIRANË- Mungesa e sinjalistikës paralajmëruese në hyrje të tuneleve në ish-sheshin ‘Shqiponja’, ka sjellë një kaos në trafik, por edhe duke u shndërruar në një burim aksidentesh. Shoferët që vijnë nga Durrësi e kanë pasur shumë të vështirë që të gjejnë tunelin që duhet të kalojnë për të shkuar në destinacionin e tyre.

Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka bërë një panoramim të situatës së krijuar në ish- Sheshin ‘Shqiponja’, ku hapja e tunelit numër 5, pak ditë më parë, nuk ka sjellë një lehtësim të trafikut, përkundrazi. Për të shkuar në qendër, qytetarët duhet të kthehen djathtas, e ndërsa për të ikur në ‘Astir’ duhet të kalojnë në tunel, ndërkohë që më parë ka qenë e kundërta. Për këtë ndryshim që është bërë, qytetarët nuk njoftohen me anë të tabelave të paktën 250 metra, siç parashikohet në Kodin Rrugor, por janë të vendosura pikërisht në hyrje të tunelit. Kjo ka bërë që qytetarët të kryejnë manovra të rrezikshme.

Për Report Tv, qytetarët janë shprehur se e kanë pasur shumë të vështirë që të gjejnë drejtimin nga duhet të shkojnë, pasi nuk janë informuar me anë të tabelave. Ka pasur edhe nga ata që kanë bërë edhe ironi duke thënë se “i duket sikur jeton në Angli”, ka të tjerë që “janë çmendur” nga ky kaos”.

“A jemi në Angli?”

“Na çmendën.”

“Është gabim tabela, duhet vënë një tabelë qendrore atje që të kuptohet.”

“Në qendër, shumë e vështirë, hera parë pas një viti, s’kishte tabela.”

"Kishte vetëm te pika këtu, janë shkronja shumë të vogla, për herë të parë u ngatërruam, shkuam në Laprakë, e pësuam dhe e mësuam.”

"Tani e kuptova, nuk kishte një tabelë.”

“E kam pasur shumë vështirë.”

“Vështirë fare, shumë sikletë.”, shprehen qytetarët për Report Tv.

Drejtues të policisë rrugore i thanë ReportTv se kanë kontaktuar firmën që kryen punimet për të shtuar sinjalistikën me tabela, semaforë sinjalizues të devijimit të trafikut si dhe barrierat ndarëse. Këto elementë të sinjalistikës sipas policisë rrugore do të shmangnin ndërrimin e korsisë në hyrje të tuneleve duke shkaktuar kaos, trafik dhe aksidente.

Mungesa e sinjalistikës, mos prezenca e një patrulle policie në këtë aks problematik, por edhe mungesa e informimit nga ana e qytetarëve kanë krijuar një situatë kaotike. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse do të ketë një reagim nga ana e autoriteteve sa i përket apelit të Report Tv.

Si vijon lëvizja në ish-sheshin Shqiponja?
- Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.
- Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.
- Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3
- Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çeme: 07/09/2021 05:42

    Njerezit ngaterrohen sepse kryqezimi eshte kondrapedal…duhet qe te kapesh korsine e djathte per te ecur drejt dhe korsine e majte per tu kthyer djathtas. O zot, do hyjme ne Gines me kte kryqezim, por si qesharake. Nuk ma do mendja qe te kete nji tjeter si ky ne bote..

    Përgjigju
  • çentrale: 06/09/2021 15:54

    Tabela thoni ju . Po ça tabelash thoni ju . Tabela e vija te bardha s'ka ne gjithe Shqiperine e ju kerkoni tabela . Ne i paguajme taksat e rruges, por tabela e vija te bardha qe te ndihmojne trafikun as qe behet fjale. Vija t e bardha jane bere kur eshte bere rruga e re , dhe s'jane lyer me. Pastaj specialistet e leshit thone qe eshte faji i shpejtesise per aksidentet , jo rruget. Ne Gjermani ecin sa te ha kemba po nuk ndodhin aksidente si ne Shqiperi se populli nuk kalon ne rruge po ne vijat e bardha Ne paguajme taksa por nuk kemi sherbime

    Përgjigju
  • tomi: 06/09/2021 15:31

    te lodhur ....

    Përgjigju
  • Niku: 06/09/2021 15:17

    Po pse ju duket çudi mungesa sinjalistikes aty?? Mungese sinjalistike ka ne cdo rruge cep e ncep te shqiprise. Ne kemi specialiste rrugore kokrra kari qe akoma thojne termin "autostrade" kur nfakt ne kemi ca biçim superstradash. Problemi ke ne osht qe kemi njerez tpapergjegjshem edhe injorante

    Përgjigju
  • Shkodran: 06/09/2021 13:50

    Hahahaha! Një kryqëzim dhe bëhet lëmsh!! Po sikur të ishte Tirana 6 meleon?!

    Përgjigju
  • Fajtori.com: 06/09/2021 13:24

    E provova vetë të shtunën. Shumë rrëmujë. Tabela duhej vendosur shumë më përpara, me germa më të medha, dhe e përsëritur disa herë. Është praktikë e njohur në botën e zhvilluar, që sa herë ka një tabelë të re, apo një devijim rruge, lajmërimi jepet disa kilometra më parë, dhe gradualisht, shoferët fillojnë pozicionohen në krahun e duhur. Këtu kishte vetëm një copë tabele mikroskopike, pikërisht ku ndaheshin rrugët. Dhe për ironi, ndarja majtas të çonte djathtas, dhe anasjelltas. O zot ju kalbshinbtrutë atij që i ka bërë. Turp!

    Përgjigju
  • Qytetar: 06/09/2021 12:45

    U hap nje segment i ri , ok. Bashkia apo Arrsh, kush e ka , duhet te vendosi tabela te sakta sic ka gjith bota. Aty eshte bere nje kaos qe krijon vetem aksidente

    Përgjigju
  • xxx: 06/09/2021 12:07

    Keta pseudospecialist qe nuk dine te vendosin tabela drejtimi automjeteve duhet te largohen dhe te gjobiten mbasi kane krijuar kaos ne trafik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?