Foto ilustruese

Për një marrëdhënie të shëndetshme, 3 zakone që forcojnë lidhjen

30 Qershor, 17:48| Përditesimi: 30 Qershor, 17:54

  • Share

Përpos dashurisë dhe respektit, një lidhje dashurie mund të forcohet edhe përmes këtyre 3 zakoneve:

Të jesh i/e butë dhe të mos luash rolin e një personi që vetëm kritikon
Në shumë raste, kritikat mund të merren si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj personit tjetër. Prandaj, në vend që ta kritikosh partnerin/en, provo t'i shprehesh me një gjuhë më të butë dhe mirëkuptuese mendimet e tua.

Vlerëso gjërat e vogla
Një përkëdhelje, një fjalë e ngrohtë...Të gjitha këto duhet të vlerësohen dhe të çmohen, për shkak se personi tjetër ndihet i dëgjuar dhe vijon të ketë të njëjtën qasje ndaj teje.

Merr përgjegjësi për veprimet e tua
Jo domosdoshmërisht duhet të mbrohesh nga gjithçka ndodh dhe t’ia hedhësh fajin dikujt tjetër. Ndonjëherë, thjesht duhet të marrësh përgjegjësitë dhe të kuptosh gabimin që ke bërë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?