SHBA- Më shumë se 100.000 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza e drogës përgjatë një viti në SHBA. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kjo është shifra më e lartë e shënuar për vdekjet nga droga. Ndërkohë, vdekjet nga mbidoza janë rritur me 28.5% në periudhën prill 2020 – prill 2021. Në vitin 2019, CDC ka raportuar për 78.056 vdekje nga mbidoza.
Sipas ekspertëve kjo rritje ka ardhur për shkak edhe të pandemisë COVID dhe efektit psikologjik që ka shkaktuar tek qytetarët, duke bërë që ata të përdorin drogat.
Katherine Keyes, eksperte për drogat dhe profesoreshë për epidemiologji në Universitetin Kolumbia, ka thënë për BBC-në se rritja e numrit të viktimave ka qenë “eksponenciale” në vitet e fundit, dhe pandemia ka ‘i shtoi naftë zjarrit’.
“Të dhënat që janë në dispozicion na tregojnë se ka më shumë njerëz që përdorin drogat dhe prandaj e dimë se aty ka rrezik të mbidozës. Në këtë periudhë ka pasur edhe ulje të shërbimeve që mund të parandalojnë mbidozën, duke përfshirë trajtimet dhe shërimin”, tha ajo.
Rritja më e lartë e vdekjeve nga mbidoza u regjistrua në Vermont, ku numri i vdekjeve u rrit me 70%, ndërsa ndiqet nga Virxhinia Perëndimore 62%dhe Kentaki 55%.