I pranishëm në Tepelenë, në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rma përmendi investimet që ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre tetë viteve, mes të cilave edhe aeroporti i Kukësit.
Rama tha se aeroporti i Kukësit pritet të hapet për pak ditë, ndërsa shtoi se mbase kjo ka qenë arsyeja “që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit”.
“Rruga është shtruar dhe na duhet vetëm të ecim përpara. Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, mbase dhe hapja e aeroportit të Kukësit ka qenë një nga motivet që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit. Të gjitha këto porta do sjellin njerëz e konsumatorë në vendin tonë. Do ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan për eksportet bujqësore, sot e kemi çuar në 400 mln do ta çojmë në mbi 1 miliard mandatin e tretë. Nuk është për mua mandati i tretë, as për të mbajtur PS në pushtet, por për të mos lënë që Shqipëria të kthehet edhe njëherë mbrapa”, tha Rama.
Ndërsa u ndal te potenciali i vendit për turizmin, Rama tha se Tepelena është udhëkryq i madh ku do të kalojnë të gjitha flukset e vizitorëve, ndërsa i bëri thirrje emigrantëve nga zona që të kthehen dhe të investojnë në fshat, duke i kthyer shtëpitë në bujtina.
“Tepelena është një udhëkryq i madh ku do të kalojnë të gjitha flukset e vizitorëve për të eksploruar mrekullitë e natyrës dhe për të shijuar traditat. Rruga që tani është realitet që lidh Labërinë lart me detin poshtë, mbyll një histori të gjatë largësie dhe krijon kushtet për zhvillim krejt tjetër, ashtu sikurse Tepelena do të bëhet pikë referimi për shumëkënd që do të vijë poshtë gjatë sezonit të verës. I them të gjithë emigrantëve që të kthejnë sytë nga rrënjët, nga fshati i tyre, të investojnë pa frikë kursimet e tyre për t’i kthyer ato shtëpi në bujtina, për të investuar në turizëm me traditën e blegtorisë dhe të jenë të bindur se ajo që do të fitojnë do të jetë më tepër se ajo që fitojnë nëpër botë. Nuk është e thënë që të vijnë e të rrinë këtu menjëherë, por të fillojnë të investojnë. Do ta kthejmë Shqipërinë në kampione të turizmit në Rajon. Rruga është shtruar dhe na duhet vetëm të ecim përpara. Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit, mbase dhe hapja e aeroportit të Kukësit ka qenë një nga motivet që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit. Të gjitha këto porta do sjellin njerëz e konsumatorë në vendin tonë. Do ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan për eksportet bujqësore, sot e kemi çuar në 400 mln do ta çojmë në mbi 1 miliard mandatin e tretë. Nuk është për mua mandati i tretë, as për të mbajtur PS në pushtet, por për të mos lënë që Shqipëria të kthehet edhe njëherë mbrapa”, shtoi Rama.
Lajmi kryesor:
'Është marrë peng aktiviteti i aeroportit', Rama: Kanë gjetur Qeverinë e gabuar! Çështja 'Becchetti'? Marifetçiu, Saliu dhe Iliri do marrin 'atë që nuk thuhet'
//ReportTv.al