Politikë

21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë

15 Janar, 20:45| Përditesimi: 15 Janar, 21:22

  • Share

’Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë! Në këtë qytet, vriteshin njerëz me plumba në mish, se ishin socialistë, në mes të Bulevardit’, kështu është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, njëherësh edhe bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në takimin e Kuvendit Rinor të Tiranës, kryebashkiaku nënvizoi se Tirana sot nuk është njësoj si para 10 viteve, pasi ka pësur transformimin.

“Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë! Në këtë qytet, ku po flasim për këto transformime, vriteshin njerëz me plumba në mish, se ishin socialistë, në mes të Bulevardit. Në këtë bulevard para 10 vitesh nuk kishte as kapakë pusetash. Kjo ka qenë Tirana para 10 vitesh. Punët e mira nuk i bëri as Zana e Malit, as shkopi magjik”, tha ai.

Veliaj theksoi se PS nuk dorëzohet kurrë përballë forcave të liga, që nuk kanë bërë asnjë punë.

“Asnjëherë nuk dorëzohemi! Kurrë, kurrë kurrë! Forcat e liga mund të bëhen bashkë, njerëzit që s’kanë prekur punë me dorë mund të llomotisin sa të duan, parti të reja me ide të vjetra mund të ketë sa të duash, në fletën e votimit lista është pa fund, por ka vetëm një forcë që kurrë, kurrë, kurrë nuk e ka tradhëtuar Shqipërinë, kurrë nuk e ka tradhtuar rininë, kurrë nuk i ka lënë pas dore pensionistët, kurrë nuk e ka zhgënjyer besimin e njerëzve, si në opozitë, ashtu edhe në qeveri: Kjo është familja jonë, është Partia Socialiste e Shqipërisë, është Edi Rama, skuadra jonë kombëtare”, tha ai.

Ngjarja tragjike e ‘21 janarit’, ndodhi në vitin 2011, ku 4 persona mbetën të vrarë në Bulevard gjatë një proteste. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, asokohe në opozitë. Dosja po hetohet nga SPAK, pas vendimit të Strasburgut ku thuhet qartë se është krim shtetëror. 

Ora 20:57
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës

Bashkëdrejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është e vetmja forcë transformuese që i bashkon njerëzit dhe i përvesh mëngët për ta bërë Shqipërinë europiane.

Në takimin e Kuvendit Rinor të Tiranës, ai nënvizoi se do të punojë edhe më fuqishëm për fitoren e PS dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 11 Majit.

“Nuk ka gjë në botë të më ndalojë të jem aktivisti më shembullor për fitoren e PS në 11 maj. Do të punoj me gjithë energjinë dhe forcën time, me të gjitha orët e ditës sime dhe pasionin tim, sepse Tirana ka nevojë për Edi Ramën dhe PS. Tirana ka nevojë të shkojë edhe më lart, edhe më fort, edhe më shpejt”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?