Sali Berisha dje pasi paraqiti një rezolutë pa kuptim për masakrën e Srebrenicës në Kuvend, akuzoi Edi Ramën si bashkëpunëtor të Milorad Dodik.
Madje publikoi në faqen e tij dhe e shpërndau një foto të prerë të Ramës në mes të kreut të serbëve të Bosnjës dhe Aleksandër Vuçiçit, duke spekuluar me foton zyrtare të takimit të kreut të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga Bosnja merrte pjesë Dodik, si kryesues me rotacion i Presidencës treshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, ku merr pjesë një përfqësues i serbëve, një i muslimanëve boshnjakë dhe një i kroatëve. Kosovën e ka përfaqësuar ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, pasi në takim nuk ka shkuar as Presidentja Osmani e as kryeministri Kurti, të cilët ndodhen në Uashington ku po lobojnë për nëj takim të nivelit të lartë në SHBA, por deri tani nuk ja kanë arritur.
Masakra e Srebrenicës është kryer në korrik të vitit 1995, ku u vranë 8 mijë burra boshnjakë muslimanë, por në atë kohë Parlamenti shqiptar i dominuar nga PD nuk ka miratuar një rezolutë që dënonte gjenocidin. i vetmi dokument zyrtar i asaj kohe, është një deklaratë e qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Aleksandër Meksi, e cila dënonte ashpër masakrën dhe kërkonte dënimin e autorëve dhe urdhërdhënësve nga drejtësia ndërkombëtare.
Megjithatë, në vite Sali Berisha ka sulmuar të gjithë kundërshtarët e tij politikë, apo kritikuesit si të lidhur me Serbinë, po vetë ka kryer aktet që e gozhdojnë më shumë se të tjerët për dëme të rënda të çështjes kombëtare. Akuzat, Berisha nuk i ka bërë vetëm ndaj socialistëve, por çdo kritiku të tij.
Berisha ka publikuar një foto që ka zhvilluar në një mjedis në Tiranë së bashku me Ibrahim Rugovën, me grupin e parë të vullnetarëve të rezistencës së Kosovës, ku ndodhet edhe Adem Jashari.
Ky grupim u stërvit në Shqipëri, sipas një marrëveshje që Presidenti i Shqipërisë në vitin 1991, Ramiz Alia bëri me grupet radikale të majta por edhe me Ibrahim Rugovën.
Megjithatë, pas mbylljes së stërvitjes, thuajse pjesa më e madhe e grupit sapo ka mbërritur në Kosovë është arrestuar nga forcat serbe, që nga Adem Jashari e deri te Zahir Pajaziti, një nga dëshmorët e parë të rezistencës. Është folur disa herë nga udhëheqës të UÇK-së, deri edhe Hashim Thaçi, të cilët kanë deklaruar se dekonspirimi i atyre që u arrestuan ka ardhur nga Tirana, pasi askush në Beograd nuk e dinte listën e njerëzve që stërviteshin, ngaqë gjithçka ishte konsirative.
Më vonë siç dihet e që është akti më i rëndë politik i ndërmarrë nga Sali Berisha është furnizimi me armë i Jugosllavisë së Slobodan Millosheviçit nga 1994-a deri në nëntorin e vitit 1995-n kur u firmos marrëveshja e Daytonit për Bosnjën.
Justifikimi i Berishës se kjo u bë për të furnizuar shqiptarët e Kosovës me naftë është krejt pa lidhje, pasi në fakt, pjesa më e madhe e karburanteve shkoi për makinën e luftës së Milosheviçit në Bosnje. Edhe njerëzit ndërlidhës së kësaj kontrabande ishin pjesë e nëntokës serbe, të lidhura me masakrës.
Remzi Hoxha, një veprimtar i rezistencës së Kosovës, pjesë e strukturave ilegale, pikasi pikërisht lidhjet e strukturave të shtetit që udhëhiqej nga Berisha me njerëz të shërbimeve serbe dhe të Beogradit.
Zëra që në SHkodër në kohën e kontrabandës flitej hapur, si për njerëzit që koordinonin tradikun, ashtu edhe për lëvizjet e njerëzve të famëkeqit Zhelko Razhnjatoviç Arkan në atë zonë. Remzi Hoxha pikasi pikërisht lidhjet e Arkanit me një resident të shërbimit sekret serb nga Dibra e Madhe, Petrit Ame-mik i Arkanit me SHIK-un e Bashkim Gazidedes, me të cilin kishte miqësi të ngushta. Më pas Remzi Hoxha, udhëtoi në Pogradec ku dëgjoi për një takim të Sali Berishës me Milosheviçin e presidentin e atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov në Ohër. Madje Hoxha edhe arriti të sigurojë edhe prova filmike. Pas kësaj u rrëmbye dhe u zhduk pa lënë gjurmë nga strukturat e SHIK, siç e ka qartësisht treguar hetimi i prokurorit të ndjerë Xhevat Hana dhe vendimi i Gjykatës së Tiranës.
Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij kanë sulmuar e sulmojnë vazhdimisht si proserb Rexhep Qosjen, Akademikun e njohur të Kosovës, i cili ka qenë e është kritik me Berishën. “Profesorët” pranë ish-presidentit e quajnë “Qosiq”, megjithëse Qosja është bashkëfshatar me një nga familjarët e gruas së Sali Berishës nga fshati Vuthaj.
Ndërkaq, gjatë qeverisjes së berishës janë arrestuar mjaft drejtues të lartë të rezistencës së armatosur, duke nisur nga Hashim Thaçi, Zahir Pajaziti, por edhe të tjerë që merreshin kryesisht me anën logjistike e financiare.
Organizimi illegal i UÇK-së ishte përgjithësisht jashtë kontrollit të Berishës e strukturave të tij. Pasi përveçse njerëzve që vinin nga e majta e LPK-së që nuk i besonin fare fare dhe shmangnin çdo kontakt me shtetin e Berishës, prishja me Ibrahim Rugovën solli edhe humbjen e kontakteve me pjesën institucionale të Kosovës. Në vitin 1996 kur u izolua nga SHBA si pasojë e manipulimit të zgjedhjeve të 26 majit, Berisha tentoi të trazonte ujrat në Kosovë, duke përkrahur Adem Demaçin, si njeri radikal. Por Rugova ndërpreu të gjitha kontaktet me të, njëkohësisht kur Berisha u më armik me Perëndimin.
Pasi doli në opozitë në 1997, Sali Berisha, ka qenë totalisht kundër UÇK-së edhe pse s’kishte gjë në dorë e nuk ishte faktor.
Qëndrimi i Sali Berishës me UÇK-në reflektohet në Gazetën ‘Rilindja Demokratike’, organ zyrtar i Partisë Demokratike dhe praktikisht zëri i Berishës. Herë duke dalë vetë në skenë personalisht dhe herë përmes të besuarave të tij, Berisha e konsideronte UÇK-në bandë komuniste dhe marksiste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë, i akuzonte për vjedhje fondesh, për financim nga Osama Bin Laden dhe si lojë e njerëzve të Millosheviçit dhe UDB-së. Berisha nuk e njihte qeverinë e krijuar drejtuesit e UÇK-së gjatë luftës.
Në 4 prill 1999. Genc Pollo dhe Arjan Starova sulmojnë në gazetën ‘RD’, Hashim Thaçin, drejtuesin politik të UÇK, teksa në Kosovë zhvilloheshin beteja të përgjakshme. Dy ditë më vonë, në 6 prill 1999, Edi Paloka shkruan në ‘RD’ se krijimi i qeverisë ‘Thaçi’ “po i shkakton çështjes kombëtare jo më pak dëme se sa po i shkakton Millosheviçi… UÇK është ushtri e Kosovës dhe jo e ushtarëve të kuq”. Pas këtyre sulmeve fshihej Berisha, i cili kishte sulmuar edhe marrëveshjen e Rambujesë, për të cilën bëri publikisht thirrje që të mos firmoset nga përfaqësuesit shqiptarë.
Në 8 prill 1999, në gazetën që kontrollohej nga Berisha, qeveria e formuar nga drejtuesit e UÇK konsiderohej një bandë e sajuar nga njerëzit e Milloshviçit në Tiranë. “Qeveria e fantazmave të Kosovës, krijuar në një pej zyrave të qeverisë në Tiranë, prej disa ditësh po tund flamujt e një marrëveshje politike. Mirëpo asnjë prej ‘ofiqarëve’ të Kosovës nuk ka publikuar tekstin dhe thelbin e asaj marrëveshje që qenka arritur në Rambuje. Njerëz të njohur të Beogradit në Tiranë si Neritan Ceka, Sabri Godo, Fatos Klosi, Spartak Braho etj., i kushtuan të njëtën rëndësi qeverisë fantazmë të Kosovës paralelisht me linçimin e Preisidentit Rugova… Sidromi i qeverisë së bandave u shfaq në momentin me të keq për Kosovën”, thuhet në artikull.
Sapo kthehet në pushtet në qeveri, Sali Berisha merr si këshilltar të ngushtë dhe partner të qeverisë së tij serbo-boshnjakun Damir Fazliçin, një “deal-er” kontraversial në Ballkan, i cili kishte lidhje të ngushta me politikën dhe qarqet e shërbimeve sekrete serbe. Falziç mori pjesë edhe në mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në vitin 2011, gazeta “Zëri” e Kosovës akuzoi kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha se është lidhur me mafien serbe të energjisë kundër Kosovës.
“Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka më shumë se një vit që ka bllokuar projektin për ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe të interkonjeksionit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë. Bllokimi i këtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit të Serbisë monopol në importin e energjisë në Kosovë, pasi që për momentin Kosova të vetmen rrugë për import të energjisë ka fqinjin verior.
Burime të gazetës Zëri bëjnë të ditur se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe. Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviç, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazlliç, janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha. ‘Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës’, tha burimi i gazetës.”
Vite më pas, Sali Berisha do të sulmonte Hashim Thaçin si “argat të Serbisë”. Thaçi ndodhet sot në burg nga akuzat zyrtare të qeverisë serbe se UÇK ka kryer krime lufte…/ TemA
ja pra ky ka qene Saliu qe disa plera akoma e quajne burre shteti
Përgjigju