Sport

Për shqiptarët kombëtarja luks, qytetarët: Deri 500 euro një biletë, nuk janë për ne! Në treg të zi deri edhe në 3-fish

4 Qershor, 16:45| Përditesimi: 4 Qershor, 17:34

  • Share

Data 4 qershor ishte afati i fundit që aplikuesit për bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi të merrnin përgjigjje pozitive. Kushdo që s’ka marrë email do të thotë se nuk është përzgjedhur, teksa më herët është bërë e ditur se çmimet e biletave nisnin nga 2 mijë lek deri në 50 mijë lekë. Mirëpo prej ditësh biletat e blera me këto cmime kanë dalë në treg të zi, me vlerat të frikshme, madje deri në 1500 euro. Për Report TV qytetarë të shumtë thotë se jo vetëm cmimet e tregut të zi por edhe ato të shitura në adresën zyrtare të federatës nuk janë të arsyeshme.

“Nuk kemi gjetur bileta. Si te duken çmimet? Shumë të larta,"-u shpreh një qytetar.

“Keni gjetur bileta? Jo akoma! Çmimet? Të shtrenjta dhe shumica po shiten në treg të zi,”-tha një tjetër qytetarë.

“Nuk kam biletë. Pse se keni marrë? Nuk e kam bërë aplikimin. Tifoz jam dhe unë, por janë shumë shtrenjtë. Të marrësh 500 mijë lekë një biletë?!”-deklaroi një qytetar.

Megjithatë ka edhe që mendojnë ndryshe.

“Ekonomi tregu. Tregu e vendos vlerën e biletave. Mund të shkojë edhe më shumë. Për mua është normale. Derisa jetojmë në këtë situatë, me ekonominë e tregut,”-u shpreh një tjetër qytetarë.

Stadiumi Arena Kombëtare ka një kapacitet prej afërsisht 22 mijë vendesh, ndërsa për ndeshjen e 7 qershorit, që vlen për kualifikueset e Botërorit, ka patur rreth 200 mijë kërkesa për bileta.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?