Studentët e mjekësisë në protestë

Për studentët e Mjekësisë, për plejadën e Shqipërisë…

24 Qershor 2023, 10:51| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 00:08

  • Share

E kam lexuar me cinizmin e pabesisë së vërtetësisë, presionin e turpshëm adresuar studentëve të Mjekësisë, shantazhit të paprecedentë dhe trysnisë intimiduese që si paradoks don-kishotesk, nuk ka target ndonjë shtresë vulnerable, por vetë elitën e vendit. Mjekët, janë etaloni, nderi, aseti, plejada, krenaria e pasuria absolute e Shqipërisë! S’ka asnjë autoritet, asnjë të vetëm, që sadopak i afrohet dinjitetit e integritet të mjekut, harrojeni! Në një momentum si ky, ku vagonat social po udhëhiqen nga lokomotiva e antivlerave, t’u drejtohesh në imperative të vetmit trup intelektual në vend, është dramë komike, estradë kolektive! Vendimi diktatorial është i turpshëm, por edhe më i shkretë, është suporti mbarëpopullor nga gjithologët e internetit. Shumë te nderuar, qytetarë të Republikës së Shqipërisë, janë mjekët pa ka elitë ky komb! Nuk gjykohet nga poshtë-lart, por vice-versa! Ndaj, heshtni, kursehuni, stepuni, zbrapsuni se jeni embrione përballë gardës intelektuale të vendit! Mjekët, himni frymëzues i Shqipërisë…

Një doktoreshë/doktor është padyshim, autoriteti më i lartë profesional, si i tillë duhet respektuar e trajtuar në terma absolut. Trajektorja e jetës së një mjeku ndërtohet mbi plane e itinerare mjaft sfiduese, nuk është një udhëtim i lehtë, as i zakonshëm, as për çdokënd, sigurisht. Prej çerdhes e deri në marrjen e licensës së mjekut, apo konsolidimit si specialist, janë 22 vite jete dedikim, përkushtim, lodhje, sforcim, lotë të derdhur e buzëqeshje të kushtëzuara, sepse dallga e rradhës jo gjithnjë lehtësohet. Asnjëherë nuk e di, nëse pas stuhisë vjen qetësia! Një proces i vijueshëm, si labirinth aftësimi, ku e vetmja siguri është progresi i vijueshëm, sepse të mjaftohesh nuk mundesh, shkenca avancon, por në fakt, me një ritëm më intensiv, thellohen ambiciet dhe ëndrrat e mjekëve. Kjo e fundit, është inspirimi më emocional i shoqërisë sonë! S’është asnjëherë e mjaftueshme të lobohet, për mjekët, për kushtet ku kryejnë detyrën e tyre fisnore, të cilat ndonëse ndjeshëm të përmirësuara vitet e fundit, mbetet ende shumë për t’u bërë.

 Propagandohet nga njerëz me a pa dijeni (në këtë vend edhe ata pa informacion japin bindshëm sigurinë e tyre në saktësi gjykimi) se mjekët marrin miliona, kështu nuk është, por edhe sikur të jetë, a ka vlerë mometare që kompenson orët e tejzgjatura, natën a ditën, vështirësinë e diagnozës, algoritmin e trajtimit, disponibilitetin 24/7 se s’mund ta braktisësh pacientin nëse edhe jashtë orarit kërkon ndihmën tënde, shtrohet pyetja retorike. E pra qytetarë e udhëheqës, ja që puna e mjekut s’është si e gjithkujt, shumë ndryshe madje. Impenjimi i nevojshëm deri në finalizimin e titullit doktor, u jep mjekëve çdo vlerë superiore në këtë shoqëri a tjetërkund, ndaj nuk urdhërohet pasuria e kombit, por motivohet, nuk gjobitet, por duartrokitet, nuk i ushtrohet presion, por i jepet merita, nuk kufizohet, por suportohet.  E vetmja qasje e qytetarëve të Shqipërisë kundrejt studentëve apo mjekëve të sotëm, është përulja, me shumë nder madje.

Sa e turpshme, t’iu drejtohesh mjekëve, me pretendimin mjeran se arsimimi i tyre i kushton buxhetit të shtetit 5 mijë euro. E dini sa është kostoja e një studenti mjekësie? Zero, zero, zero. Prindërit e këtyre studentëve, janë taksapagues të këtij vendi, falë kontributit të tyre operon sot shteti, e pikërisht nga ky burim financiar paguhen pedagogët e mbarëvajtja akademike. Më tej, në varësi të rezultateve çdo student paguan detyrimin vjetor. Pra, ndodh me studentët e Mjekësisë, hiç më pak se ç’ndodh me çdo student tjetër në këtë vend. Ndaj, këto parrullat injorante, duhet të qëndroni se paguan shteti e populli për ju, na i kurseni brenda kontureve të durimit. Përpara se të analizoni ikjen masive drejt Gjermanisë, më lini t’iu rikujtoj sesa jo e lehtë është përvetësimi i gjuhës gjermane, sesa provime duhet të japin studentët shqiptarë atje, që të pranohen e integrohen në sistemin shëndetësor gjerman, sesa barriera duhet të rrezojnë.

Aspak e lehtë apo jo, e sërish secili prej tyre ia del. Pasuri pra, pasuria e panegociueshme e vendit janë mjekët! Me një çudi të hatashme, kam dëgjuar së fundmi për hartimin e planit me masa ndaj studentëve të Mjekësisë. Ç’janë këto masa ndaj mjekëve?! Çfarë janë studentët e Mjekësisë, kriminelë apo persona me rrezikshmëri shoqërore? Apo, vetë aseti më i madh i Kombit? Të gjithë e dimë, njëzëri madje. Një merak të fundit kam, për 30,40,50 e kusur vjeçarët e facebook-ut, instagramit, portaleve që komentojnë rreth detyrimit të punësimit e ushtrimit të profesionit të mjekëve në Shqipëri.

A ka mundësi të mos promovoni injorancë, fodullëk, analfabetizëm argumentativ, primitivizëm? A ka mundësi? Tani, fare e qartë, se keni ndonjë brengë familjare a farefisnore që s’keni mundur të shihni vajzën, djalin, mbesën, nipin në arenën e profesionist më të kërkuar e gati të pamundur në këtë shoqëri, por mos u konsumoni më kot. Ju nuk jeni, kredibiliteti i duhur për të gjykuar superiorët, as mund të jeni, as do të jeni. S’mjafton një telefon në dorë dhe akses interneti, për të luajtur rolin e gjyqtarit publik, lypset intelekt, ajo që s’mundët ta keni, ndaj moderohuni.

Për ju studentë të sotëm e mjekë të ardhshëm, mund të punoni në Gjermani, Australi, Amerikë, Atlantik e Paqësor, është e drejta juaj, është vendimi juaj, është qasja juaj! Ju nuk kushtoni, ju jeni pasuri kombëtare, faktikisht, jeni magneti i fundit i mbetur që mund të mbërthejë rreth vetes të tjerë si Ju, falë forcës së shembullit që ofroni. Kudo qofshi, jeni aseti i kombit! Nëse ky shtet kërkon kontributin tuaj në Shqipëri, fare mirë mund t’iu plotësojë kushtet e kërkesat! Mjekë, jeni privilegji i pakohë i Shqipërisë…

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gresilda: 24/06/2023 23:07

    Me vjen turp qe jam pjese e nje kombi qe akoma beson propagandat qe qeveria nxjer neper televizione. Hapini syte o njerez se studentet e mjeksis po studiojne neper bodrume neper koridore duke bredhur lart e poshte te shkencat e ne senatorium e ne spital ushtarak per te marre dy fije dije te cilat pedagoget as nuk denjojn tjua japin duke mos u paraqitur ne mesim. studentet e mjeksis nuk jane pasanike jan bij nenash shqiptare qe punojn ne fasoneri per 300-350 mij lek te qelbura . Po tju vij turp mor njerez qe etiketoni si hajdut keta student qe ju kan dale trut per te mesuar se si te kujdesen per ju. Tju vij turp qe thoni qe ata student sduan te kontribojn per kombin. Ata studentttttt mor njerez nuk po kerkojn lluksin po kerkojn minimalen se nje tarif 5000€ t pakten duhet tju siguroj nje godine te sakte ku te bejne mesim dhe pedagog qe paraqiten neper leksione e seminare. Ata te shkretet nuk e kan hallin pse do punojn tre vite po e kan hallin se shteti do i coj te punojn neper fshatraaa ku do te vijne pacientttt te vertet, te cilet ataaa si kan par ndonjhr me sy e jo me ti kene dhene sherbim,e do kerkojne trajtime e diagnoze nga nje fillestar. Keta student po protestojne qe mos tju vrasin ju mor njerez te painformuar, njerz patronazhist te partise e njerez qe vtm din t vjellin vrerrr nga goja per keta pak individ te edukuar qe ka shoqeria, per keta individ te cilet kur gjithe shoket e shoqet iken ne angli per te punuar neper shtepi bari u ulen e lexuan , per keta individ te cilet jann studentttt ne fund te fundit edhe kush ka qene ose eshte student i kupton se me sa veshtiresi perballen ne tirane. Keta mjekkk nuk kan ardhur nga familje pasanikesh keta mjek kan ardhur nga familje te klases puntore qe i kane mar leket borxh per te shkolluar femijet nese ju eshte dashur. Nuk po flas per ato kokrrat qe e kan mamin e babin doktorr se ato si me kete ligj si pa te jeten vaj do e kene se i kan shpatullat e ngrohta. Une flas per mazhornacen. Me vjen turp se jeni nena e baballar e prap villni vrer nga goja per te mbeshtetur partin sinqerisht TURP

    Përgjigju
    • Lala: 25/06/2023 01:57

      Cit I yti" tju vin TURP QE Shani keta studente QE U Kan Dal trute te mesojn tju vin ne ndihmu Juve" Shum dakort leter kerkojme Edge ne te na vijne ne ndihmu e te na sherojne e te plotesojn vendet bosh me mjek. Let po themi.duhet te rrin Si ceco te na japin sherbimin mjekesor QE meritojm .e thjeshtw

  • Tirana: 24/06/2023 18:25

    Nje shkrim problematik per shoqerine shqiptare, por qe duhet zgjidhur ne interes te kombit dhe pa cenuar individin, pra mjekun. Profesioni i mjekut eshte se pari HUMAN , FISNIK , dhe i respektushem nga te gjithe, por jo per çdo mjek. Se ka plot prej tyre dallkauke , qe te shohin vetem te xhepat. Pra, jo çdo mjek eshte elite e pa diskutushme, superiore ne shoqeri , , Ky eshte nje vlersim ne pozita mendjemadhesie, deri edhe deliri te madheshtise, qe edhe mjekun e vendos ne pozita antagoniste me popullin e tij. Problemi eshte se Shqiperia pergatiten mjek per nevojat e veta dhe nuk ka mundesi te eksportoje dhe çdo largim ka kosto jetesore per shqiptaret. Ka dhe plot profesione te tjera qe largohen, por nuk demtojne shume. Jo se keta nuk jane elite, ka shume prej tyre exelente ne profesion . Perfundimisht, problemi kerkon nje zgjidhje , pa cenuar interesin publik , vendin dhe popullin ku shkollohen dhe kane nevoje per sherbime mjeksore.

    Përgjigju
  • Kovaç: 24/06/2023 13:14

    Per shkollimin e kesaj elite intelektuale shoqeria shpenzon vlera te medhaja monetare, se asnjeri prej tyre nuk mund te dale mjek pa mbajtur shoqeria ne kemb universitetin. Per kete sakrific qe ben shoqeria ata jane te detyruar t´ja shperblejne asaj me njohurt e fituara nga sakrifica e saj. Prandaj ashtu si kontribuojne te gjitha kuadrot qe dalin te kualifikuar nga universitetet edhe ata te punojne njhere ne Shiperi pastaj te vene ku te duan dhe te tregojne aftesit e tyre ku mund te arrijne. Mos shkruaj budalleleqe qe nuk i mban kandari per te mbrojtur pa te drejte ndonje te afermin tend qe vezhdun per mjekesi. Shoqerise ton i mbetet vetem te shpenzoje per te nxjerr mjek dhe ata te largohen pa i dhene asgje asaj. Kush ka mundesisi te dal jasht vendit per t´u bere mjek udha e mbar i qofte, por kush kualifikohet ne shqiperi ka dhe detyrime qe kondicionohen nga shoqeria.

    Përgjigju
    • Luma: 24/06/2023 22:58

      Siç paguajme te gjithe taksa per arsimimin e secilit prej nesh,ashtu paguajme taksa per kushte sa me te mira dhe infrastrukture,ne kete rast,ate spitalore dhe arsimore.Ku po shkojne keto taksa sepse vetem per te na shkolluar neve jo.Gjendja e mjerueshme e fakultetit tone e deshmon kete.Ne nuk kemi nje godine te mirfillte qe te zhvillojme mesim,dhe endemi sa ne Qsut sa ne Fshn.Prinderit tane paguajne me qindra para per literaturen e nevojshme mesimore,e cila eshte e dekadave me pare,ne nje dege ku zhvillimi dhe inovacioni jane te perditshem.Siç paguajme taksa per UMT,ashtu paguajme taksa per çdo universitet tjeter,keshtu i bie qe secili student i detyrohet vendit te tij.Por ky etiketim u bie barre studenteve te mjekesise.Jeni shume te painformuar per ate çfare po ndodh dhe jepni mendime mjaft te pagdhendura.

    • Hahahahaha: 24/06/2023 16:19

      Shoqeria u ngrit ne kembe per taksat qe shprnzoka shteti per te mbajtur hapur universitetin e mjekesise. O cu kenaqa. 120.000.000 euro Begheti sa mjeke dalin? 600.000.000 euro CEZ sa mjeke nxjerrim? 30.000.000 euro porti i Durresit sa mjeke dalin. Sa shpejt e hani sapunin per djathe. Po te kishte shteti prioritet mjekesine do te vepronte si vijon: Rrogat e para rriten te mjekeve jo te deputeteve. Shton kapacitetet e universitetit. Hap universitet mjekesie ne qytet tjeter Shkoder Gjirokaster Korce Kukes. Krijon sistem meritokracie ne spitale pasi shefat e pavioneve i kryejne cdo operacion vete per ti marre leke pacienteve. Ndaj kapen me qindra mijera euro neper sirtare. Rrit kushtet e spitaleve dhe qendrave shendetesore. Investon ne pajisje. Shkarkon brwnda ores ministrat e shendetesise dhe arsimit. Tregu eshte i lire dhe puna e detyruar eshte krim. Cdo fjale tjeter eshte propagande.

  • Niku: 24/06/2023 12:50

    Do të punojnë pa pagesë? Jo. Do të paguhen. Të shtyjnë një pjesë të investimit që ka bërë shoqëria shqiptare për ta pastaj të shkojnë ku të duan nuk u pëlqen kjo mënyrë të mos regjistrohen në mjekësi. Të zgjedhin degë tjetër. Unë paguaj taksat që ai të ndjekë shkollën me kosto të përballueshme, të më kthejë një pjesë të lekëve të miat pastaj udha e mbarë I qoftë. Nuk ka zgjidhje të gjitha përfitimet një grup të tjerët vetëm kosto. Në rast se e kanë pasion të bëjnë shkollën te privati. Në shtet me keto kushte dhe është e drejtë

    Përgjigju
    • Absurde: 24/06/2023 23:09

      Investimin qe ka bere shoqeria shqipetare?? 6 vite studime perkushtim lodhje stres mendor psikologjik dhe fizik,shpenzime per tarifa shkolle,libra, per jetesen si student vall shoqeria shqipetare mi ka mundesuar ? Te detyrohem? Po, te detyrohem moralisht dhe si profesion human te tsherbej ne nje vend ku me ofrohen kushtet dhe mundesit per te zhvilluar profesionin tim. A duhet te obligohem te punoj ne nje vend qe un nuk dua ? Absolutisht jo. Koha e xhaxhit Enver qe i dergonte studentet atje ku donte ka mbaruar, kam lirine te zgjedh te ushtroj profesionin aty ku une dua.ke paguar taksa per nje student mjekesie po njesoj si per nje mesues nje inxhinier nje ekonomist nje financier e me rradhe. Taksat te studentet i kerkoni ? A keni vall njohuri per kushtet ne te cilat studiojme dhe realizojm “praktika”? Do u sugjeroja te kerkoni dhe te shikoni me shum se pastaj rrihni mjekun per arsye se nuk hapet dera e ambulances…

    • Luma: 24/06/2023 23:04

      Edhe po te kisha zgjedhur shkolle tjeter prape me taksat tuaja e tona do ishim shkolluar.Zoti Nik,me sa shoh ju vetem paskeni lexuar komentet nga ata persona qe kane kapur pjesen "po vidhni taksapaguesit",por ashtu siç paguani taksa per arsimimin e larte,ashtu paguani edhe taksa per permiresim te kushteve dhe infrastruktures se institucioneve nga ti merr sherbim.Pra,zgjidhja e problemit nuk qendron tek qendrimi yne ne Shqiperi,por tek permiresimi i kushteve.Kur keto kerkesa te kene gjetur zgjidhje,jemi teresisht te hapur te rrime ne vendin tone.Ajo çfare eshte me e rendesishme per nje mjek eshte rritja profesionale,gje te cilen Shqiperia nuk e ofron aktualisht.

    • Lor: 24/06/2023 22:55

      Njejte paguajne dhe prinderit tane per arsimimin e femijeve apo familjareve te tu! Biles paguajne dhe tarifat me te larta te cdo universiteti publik ne Shqiperi. Ah, se harrova asnje taks qe pretendon ti, nuk hyn ne ate fakultet keshtu qe gjej kush ti ka “vjedhur”.????

    • Fabio: 24/06/2023 22:33

      Nuk largohet vetem mjeku largohen ter njerzit me shkoll. Taksat s paguhen vtm per mjeksi paguhen per cdo deg. Sa per mjeksin si shkoll s ka asnj kusht tera i paguan prindi vtm nj liber u shkon 120 mij lek studentve s'kan as godin e bibliotek. Leket ti vjedh shteti jo studenti. Studenti iken e n Gjermani mer kredi pagu taksen e behet miliarder andej se vlersohet. Po ti q ngelesh ktu pa mjek e paguan dot sherbimin ne Gjermani?

  • Lala: 24/06/2023 11:38

    Mjeket meqe Jan elita e ketij vendi sipas teje sndihet te largohen Po ta rregullojn leter vend she shendetesin e tij.nga do ta marresh artikullin tend o bibe ngel gafill mrena.sa taksa paguan prindi I atij mjekut ne vit DHE a e plotesoj koston s arsimimit?jo Ska shance.nga njeh and hidheni e thoni po na largohet elita NGA ana tjeter Jeni kundra QE stazhin ta brjn ne shqiperi keta QE e marrin provimin me 200 euro

    Përgjigju
    • Eron: 24/06/2023 23:06

      Ngado qe ta lexosh kete komentin tend, si nga fillimi si nga fundi, asnje fjale se merr vesh. Meso te shkruash njehere o burre, pastaj jep mend. Mend jepen kur ke, jo kur ske.

  • Dakord: 24/06/2023 11:23

    Një artikull megaloman. Kush kërkon të punojë mjek në europë, le ta bëjë edhe shkollën atje dhe jo me paratë tona. Kaq e thjeshtë është kjo. Së dyti, mjeksia nuk është shkencë, është statistikë simptomash. Gjenetika është shkencë. Prandaj mjekët nuk janë në krye të elitës intelektuale, janë thjesht intelektualë.

    Përgjigju
    • natt: 24/06/2023 23:12

      E tmerrshme Vazhdon akoma te besosh se po te hahen leket nga studentet e mjekesise? Paguan per te gjithe arsimin njesoj, studentet e degeve te tjera synojne gjithashtu te ikin. Nuk mund te gjykosh pa qene pjese e ketij brezi! Te gjithe duan ti sherbejne popullit te tyre ne fund te fundit dhe nuk ka gje me megalomane se sa sakrifica qe bejne mjeket e rinj per ti krijuar kushte me te mira vetes .. sepse u detyrohet te kalojne 6 vite studimi ne kushte mizerable (zere se ndermerr te studiosh ne forme autodidakte me disa libra relikt dhe me praktika te turpshme). Dhe po mjekesia eshte studim i shkencave, dhe jo shkenca vete, por ndryshe nga shkencetaret ne kemi jetet tuaja ne duar, dhe per kete luftojme, te kemi keto te ashtuquajtura kushte standarde pastaj deshira per te qendruar prane mames dhe babes tone, qe nje dite do jene paciente vete do te vije natyrshem. Dhe atehere mundesh ti, njohes i fjaleve te fjalorit te shkences dhe te mjekesise e simpomatologjise, te qetesohesh.. se s’po edukohemi nga parate e tua. P.s hidhi dhe nje sy fjaleve te ekonomise, se si taksat funksionojne Klb

    • Fabio: 24/06/2023 22:29

      Hahahahah po shpikja e ilaceve e e trajtimi i semundjeve e gjetja e menyrave t reja per te operuar dhe zbulimi i mekanizmave qelizor ca jan o intelektual. S jan shkenc? Kush i ben kto si bejn mjeket. Kap nj rob n nj fush q ka studiuar minimalisht 12 vite sa nj mjek ca e quan intelektual apo elit e popullsis. As 0.0000001% e popullsis nuk ben aq shkoll sa ben nj mjek e shumica kan m shum se nj specializim

    • Lala: 24/06/2023 15:36

      Shum dakort me Ty tiku kam vetem njeh shtese.arsimi te behet me vlere reale.kush ka b... ta ndjeki kush Ska te vazhdoj punen.te gjith paguajm taksa.ye gjithe kemi te drejta.e drejta e ketyre palloshave mbaron atje Ku shkel te drejte time per te pasur trajtim mjekesor.e kupton kaq I gjo apo jo.ai heq Asni presje asaj QE the ti QE prindi I atij studenti ka paguar Si un taksa.por ajo QE kerkojn Studentet Bie ndesh me te drejte kushtetuese timen per te pasur njeh trajtim mjekesor Kur me nevojitet.kjo esht arsyeja QE ka Universität shteteror QE keta te studiojn e te na sherbejn .e thjesht

    • Tiku: 24/06/2023 13:14

      O miku artikulli eshte realiteti yne. E kupton dot sa jane shpenzimet e nje familjeje te arsimoje ne mjekesi femijen? E kupton dot se cfare kalojne, se duhet te studiojne 2 here me shume per tu vleresuar sa gjysma e vleresimit te te paafteve. Sa per parate e tua rri rehat se nuk ti harxhon ai studenti. Familja e atij studentit paguan taksat e ketij vendi, paguan takse dhe te buka qe blen, paguan me kursimet e tyre por dhe me kredi kur ai studenti ka nevoje per kujdes shendetesor. Paguan rryshfet se nuk merr dot nje dokument ne zyrat e shtetit. Hyn ne borxh per te marre nje legalizim, nje dokument pronesie etj etj. Prandaj rri rehat se nuk ti ha leket e tua ai studenti. Njerezit jane dhe duhet te jene te lire. Dhe liri nuk eshte qe studenti i dhjetes ta degdisin ne mal dhe djali i babit qe merr provimet me lek te dredhe zinxhirin ne Tirane

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?