Kronikë

Për të dytën ditë, radhë kilometrike makinash në Kapshticë! Shkak për fluksin pala greke, detyrohet dhe rrit ritmin e punës, drejt normalizimit situata

20 Gusht 2021, 11:25| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 12:43

  • Share

Pika kufitare e Kapshticës është zgjuar edhe mëngjesin e kësaj të premte me radhë të gjata automjetesh të emigrantëve shqiptarë, të cilët nën “presionin” e temperaturave të larta presin me orë të tëra të kalojnë në tokën helene.

Kjo është dita e dytë radhazi që pala greke e nis punën me një sportel, megjithëse me kalimin e orëve, një gjë e tillë është rikuperuar dhe rimti i punës është shtuar.

Ndërkohë, sa i përket palës shqiptare, puna vijon me 6 sportele për të përballuar fluksin.

Një qytetar i lodhur nga pritja, është shprehur për mikrofonin e Report Tv se kjo situatë është normale.

“Kemi dy orë që presim. Nuk është normale, aspak normale, në vend të na ndihmojnë, po na e vështirësojnë punën.", u shpreh ai. 

Në pikën kufitare të Kapshticës deri më tani kanë hyrë hyrë 1851 dhe kanë dalë 3329 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Qafë-Thanë, kanë hyrë 4786 dhe kanë dalë 3513 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Edhe ditën e djeshme shkak për krijimin e radhëve kilometrike të makinave dhe pritjeve të gjata të emigrantëve ishte pala greke, e cila punonte me një sportel megjithëse tashmë situata është drejt normalizimit. 

Pika kufitare e Kapshticës, pas një kohe të gjatë për shkak të masave anti-COVID, është rihapur më 1 korrik.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?