Hotel Tirana

Për të dytën herë brenda pak muajsh, COVID mbyll përkohësisht '15-katëshin', hotelin simbol në Tiranë! Më herët u kyç edhe prestigjiozi 'Hilton'

30 Nëntor 2020, 10:45| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 15:09

  • Share

'15 katëshi' në kryeqytet ka mbyllur për herë të dytë brenda vitit dyert për klientët. Situata e krijuar nga pandemia e COVID-19 ka shkaktuar shumë humbje dhe ndaj është marrë serish ky vendim ekstrem.

Gjatë gjithë kësaj periudhe "Tirana International" mbajt hapur me humbje të mëdha, pasi kostot janë shumë të larta.

Kjo mbyllje është e përkohshme dhe gjatë kësaj periudhe stafi do të përfitojë asistencën sociale sipas ligjeve në fuqi, me shpresën e rikthimit në punë me përmirësimin e situatës.

Tirana International Hotel, një hotel simbol në kryeqytetin e Shqipërisë, ka përfunduar së ndërtuari në 1979 në një stil arkitektonik sovjetik. Në vitin 2001 hoteli u rinovua nga një kompani italiane dhe tani është një hotel me 4 yje. Tirana International ka 168 dhoma në 15 kate.

Për shkak të krizës më herët është mbyllur edhe aktiviteti në Tiranë i Hotel Hillton, i cili kishte pak më shumë se një vit aktivitet në vendin tonë. Rrjeti prestigjioz global i hotelerisë “Hilton Garden in” erdhi në Shqipëri në shtator të vitit 2018. “Hilton Garden Inn” ishte marka e parë ndërkombëtare që hyri në tregun shqiptar pas largimit të “Sheraton” në fund të vitit 2017 i cili la pas një shije të hidhur.

Kujtojmë se që prej marsit, në një speciale të publikuar në periudhën e karantinës nga Report Tv, është vënë theksi te situata shumë e rënduar e sektorit të hotelirisë në vend. Sektori i hotelerisë në vendin tonë është në kulmin e investimeve dhe zgjerimit, por kriza e shkaktuar prej COVID-19 e ka vështirësuar këtë proces.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bes: 30/11/2020 14:10

    Po ca kovidi aty luan gjith godina e 15katshit nga matrapiku e betoni qe hidhet nga pallati qe po ndertohet nga pas kane gjet zgjidhje te lezecme rimbursojn puntoret nga buxheti shtetit se turista ska per te pas aty sa te mbaroj se hudh beton godina ngjit se ska lujt njeri nga mend te paguaj lek per hotel e mos rihet nga zhuma qe shkaktohet nga punimet.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 30/11/2020 12:52

    Po ajo godine qe po ngrihet mbrapa 15 kateshit do te jete dyfish me i larte se 15 kateshi per cfare do te sherbeje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?