Keir Starmer

Bota

Për të hyrë në Londër duhet të dish mirë anglisht, masat e ashpra populiste të Starmer ndaj emigracionit

12 Maj, 17:26| Përditesimi: 12 Maj, 17:30

  • Share

Britania e Madhe mund të kthehet në “një vend me shumë të huaj”, ndaj ka ardhur koha që “të rivendosim kontrollin mbi kufijtë tanë”. Kështu është shprehur kryeministri laburist Keir Starmer.

Me një gjuhë që ngjante me atë të mbështetësve të Brexit-it dhe të së djathtës populiste, ai njoftoi një reformë të re për sistemin e emigracionit, me synimin për ta ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve.

Këto kanë qenë ndoshta fjalët më të ashpra ndonjëherë të thëna nga një lider i së majtës për këtë çështje - këtë mëngjes në konferencën për shtyp në Doëning Street: një gjuhë që organizatat në mbrojtje të emigrantëve e cilësuan si “të turpshme dhe të rrezikshme”, ndërsa disa deputetë të së majtës laburiste e thanë se kjo dekkartë ishte “çnjerëzore dhe përçarës”.

Ndërkohë, nga partia e Nigel Farage u shprehën se “më në fund po na dëgjon dhe po mëson nga ne”.

Konkretisht për të marrë një vizë për në Britaninë e Madhe, do të kërkohet një njohje e avancuar e gjuhës angleze - edhe nga familjarët e emigrantëve - dhe një diplomë universitare për punët e kualifikuara.

Në të njëjtën kohë, koha e nevojshme për të marrë qëndrim të përhershëm, hapi i parë drejt shtetësisë, do të rritet nga pesë në dhjetë vjet.

Përjashtim do të bëhet për ata që japin një kontribut të rëndësishëm, si mjekët dhe inxhinierët, sepse – siç u shpreh Starmer “të jetosh këtu nuk është një e drejtë, por një privilegj që duhet ta fitosh”.

Është një pikë kthese që nuk vjen rastësisht, por mbi valën e suksesit elektoral të partisë së Farage në zgjedhjet e fundit vendore, parti që e ka bërë emigracionin kauzën e saj kryesore, sidomos tani që kjo çështje është rikthyer në krye të shqetësimeve të opinionit publik.

Sepse, ndryshe nga sa ishte menduar, pas Brexit-it emigracioni në Britaninë e Madhe është përhapur shumë, duke arritur në 1.3 milionë ardhje në vit (dhe këtu bëhet fjalë për emigracionin e ligjshëm, jo për më pak se 50 mijë kalimet ilegale përmes Kanalit të La Manshit, që janë vetëm një pikë në oqean).

Starmer ia hodhi fajin qeverive të mëparshme konservatore, duke deklaruar se ajo që ndodhi “nuk ishte rastësi, por një zgjedhje”, dhe shpalli si të dështuar “eksperimentin e kufijve të hapur” që ata kishin ndjekur. “Tani u takon laburistëve të pastrojnë rrëmujën,” u shpreh ai./Corriere della Sera

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?