Kronikë

Për të pestin vit organizohet Festa e Belshit, mis 'Afërdita' 2021 shpallet Antia Hysi (VIDEO)

10 Qershor 2021, 19:14| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 19:35

  • Share

Në qytetin e bukur të Belshit, buzë liqenit të Seferanit u organizua festa në nder të  hyjneshës së dashurisë dhe bukurisë Afërdita.

Ky spektakël dhuroi për banorët e zonës dhe vizitorët  lojëra, këngë, valle, recitime, aktrim por edhe sfilatë, ku vendin e parë të Mis Afërdita 2021 e fitoi Antia Hysa.

“Ndihem e emocionuar, pasi nuk  prisja pasi aty kishte vajza edhe më të bukura”, tha fituesja e Mis Belshit.

Organizatorët shprehen se ky aktivitet ka për qëllim promovimin e zonës.

“Është një nga pesë festat lokale që ne ja kemi bashkangjitur paketës turistike të Belshit. Sot rifillojmë pas një viti mungese”, u shpreh Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh.

“Ishte një kohë e vështirë për kulturën tonë. Shyqyr ja arritëm kësaj dite që vajzat të dilnin në vendin e tyre”, tregoi koreografi, Krenar Korça.

“Festa e Afërditës organizohet për herë të pestë. Organizohet në nder të perëndeshës Afërditë”, përfundoi përgjegjësi i Kulturës Belsh, Rigers Plaka.

Festa e Afërditës organizohet në Belsh për të pestin vit. Ndërsa pjesëmarrës në spektakël ishin dhe këngëtarët e mirënjohur Bruno dhe Klajdi Hajruni.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?