Për Tiranën 500 mijë euro dhe 10% të kartonit, Muçi prezantohet te Legia: Tifozë, kam lajme të mira për ju!

22 Shkurt 2021, 13:44| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 14:31

  • Share

Pas Tiranës edhe Legia e Varshavës ka konfirmuar afrimin e talentit Ernest Muçi, i cili të dielën pasdite ishte në Poloni ku bëri edhe përshëndetjen e parë për tifozët. Në një video të shkurtër Muçi thotë: “Përshëndetje tifozë, unë jam Ernesti dhe nga stadiumi Legias ju them se kam lajme të mira për ju”.

Sakaq janë zbuluar edhe disa detaje nga transferimi i 19-vjeçarit në Poloni. Ende nuk bëhet me dije kontrata e firmosur apo shumë që ai personalisht do të fitojë, por Tirana nga shitja e tij do të marrë 500 mijë euro. Pretendimet e bardhebluve kanë qenë më të larta, por ato janë kënaqur edhe me 10% të kartonit në rast se futbollisti shitet në të ardhmen.

Legia ndërkohë i ka kërkuar Tiranës që pagesën për futbollistin ta bëjë në fund të sezonit, duke qenë se edhe ata janë goditur nga pandemia.

Në këtë sezon Muçi ka luajtur me Tiranën 24 ndeshje, në të cilat ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asiste. Ndërkohë Legia është klubi më i titulluar në Poloni me 19 tituj kampion gjithsej.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?