Administratori i akademisë së ‘Ali Demit’, Ergys Kadiu, në studion e Report TV tregoi se si u bë manipulimi me zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit në Tiranë. Kadiu u shpreh se manovrat kishin filluar para se të shkohej në procesin zgjedhor, ndërsa atje sipas tij u vulos ‘masakra’. Kadiu thotë se në sallën e zgjedhjeve pa persona që përfaqësonin futbollin e Tiranës të cilët nuk i kishte ndeshur në 20 vite, ndërsa fillimisht e nisi duke treguar se çfarë kriteri duhet për t’u bërë delegat në një shoqatë rajonale.
“Pjesa e delegatëve ka mbetur në dorë të federatës se si interpreton. Statuti thotë se kush ka 100 fëmijë është automotikisht delegatë, kur ke 200 je 2 delegatë. Ne kemi më shumë se 200 fëmijë dhe federata na vendosi dy delegatë. Shoqata e Tiranës këto 4 vite ka patur kryetar Sulejman Memën, por ka qenë inekzistente. Jo vetëm për akademinë tonë, por në të gjithë Tiranën. Tani u zgjuan se erdhën zgjedhjet. Me shoqatën e Tiranës kemi komunikuar me emaile,”-u shpreh ai.
Kadiu ishte delegati i parë që ngriti zërin në zgjedhjet e shoqatës së futbollit në Tiranë për numrin e shtuar të delegatëve në zgjedhje. Sipas tij me bekimin e FSHF-së në sallë kishte delegatë që nuk i kishte parë asnjëherë dhe nuk kishin lidhje me futbollin.
“Duke qenë se isha mes dy miqve, Krenar Alihmentit dhe Eduard Prodanit, shkova me dëshirë, me qytetari për të votuar. Pata kërkuar informacion më para nëpërmjet emailit dhe me postë për emrat e delegatëve, të kolegëve të mi sepse unë i njoh. Të 41 akademitë që përbëjnë shoqatën njihemi prej kohësh, mirëpo në zgjedhje ishte një sallë e tejmbushur me persona që nuk i njihja.
Presor Sula kishte një fjalim të përgatitur nga federata. Numra shumë të mëdha delegatësh, por edhe shoqata nuk duhet të jenë e varuar nga FSHF dhe jo më zgjedhjet të zhvilloheshin në bodrumin e federatës. Kishte 20 punonjës të federatës.
Unë nuk votova. Dola nga salla u largova dhe më pas disa të tjerë më ndoqën. E bënë këtë veprim. Me të gjithë skenarin që ka ndjekur FSHF i bie që ata kanë zgjedhur njerëzit se kush do t’i votojë ata,”-deklaroi ai.
Kadiu tregon edhe një prapaskenë para se të kryheshin votimet në shoqatën rajonale të Tiranës ku FSHF i manipuloi për të propozuar kandidatin e tyre Krenar Alimehmetin si kryetar.
“Me mirëbesim e kanë bërë te 30 e ca shoqata votimin. Na u tha nëse e pranim si kandidat, ndërsa më pas doli si i përzgjedhuri ynë (Alimehmeti). Prodani mezi u propozua (duhen 3 delegatë) sepse më parë federata na mori firmat për Krenar Alihmentin. Na e propzoi federata dhe ne e firmosëm,”-tha ai.
Shoqatat rajonale të futbollit kanë marrë një rëndësi të madhe në zgjedhjet për president të FSHF-së më 2 mars, por edhe në zgjedhjet e katër viteve më parë sipas Kadiut janë konstatuar shkelje të rënda.
“Edhe nga votimi i para 4 viteve kam zhgënjim, përfshirë edhe nga gazetarët. Në ato votime kanë marrë pjesë 12 shoqata. Ata nuk ishin të rregjistruara në gjykatë (shoqatat) në momentin që kanë votuar. Nuk kanë patur as seli, as firmë, asgjë. Vetëm minifutbolli ka qenë i rregjistruar. Federata në atë moment nuk njohu as presidentin real të minifutbollit por nxorri një kandidat Armand Dama. FSHF falsifikoi dhe vulën dhe i hoqi të drejtën një shoqate të rregjistruar. Armand Dama për këtë falsifikim është dënuar me 1 vit me burg, por tani gjithsesi drejton një ekip,”-u shpreh ai.
Administratori i akademisë ‘Ali Demi’ thotë se jo vetëm shoqata e futbollit të Tiranës, por edhe FSHF e ka lënë totalisht jashtë vëmendjen futbollin e fëmijëve.
“Federata vetvetiu në këto vite sektorin e fëmijëve e ka lënë shumë pas dore. Është një person Agim Mone që ka drejtuar futbollin amator i vetëm. Pavarësisht ekpseriencës, punës së mirë që ka bërë është vetëm një person. Çmund të bëjë një person i vetëm … janë 41 akademi.
Mua më vjen keq sepse kemi një përgjegjësi ndaj fëmijëve. Prindërit besojnë fëmijët te ne. S’ka progerame sepse të gjithë trajnerët punojnë me programe sipas mënyrës së tyre. Të gjitha këto prapskena të lëna pas dore nuk besoj që ka administrator ndërmarrje që do t’i shktojë keq, por Duka e ka lënë futbollin e fëmijëve pas dore. Në fakt Shulku na ka lënë pas dore. Këto kanë një sektor për seleksionimin e fëmijëve të kombëtares, por fëmijët në shqipëri si kanë në vëmendje fare …..
Këto caktojnë seleksionim në Milano, në vende të tjera. Marrin fëmijët që janë jashtë, i kanë të gatshëm atje afër. Eliminojnë futbollin vendas, vëmendja zero për akademitë në Shqipëri. Është shumë e pakët vëmendja.
Prindërit kanë dashmirësinë, sakrifikojnë cdo gjë. Kjo na bën më shumë me përgjegjësi sepse ka telente që nuk kanë mundësi, por ne e kemi zgjidhur duke e lënë pa pagesë. I talentuar nuk mund të jetë dikush që ka të ardhura,”-përfundoi ai.