Duke folur për titullin e albumit, kryesori i grupit James Hetfield tha se ky album ka si tematikë, një moral të rëndësishëm që lidhet me anën e errët të fëmijërisë që ne e kuptojmë kur rritemi.
Si gjithnjë, grupi i muzikës rrok e metal më i famshëm në botë, ‘Metallica’ kanë suprizuar fansat nga mbarë bota duke prezantuar grupin e ri.
Metallica kanë njoftuar se do të publikojnë albumin e tyre të dymbëdhjetë në studio, '72 Seasons', si dhe kanë publikuar edhe këngën e parë, 'Lux Æterna'.
Duke folur për titullin e albumit, kryesori i grupit James Hetfield tha se ky album ka si tematikë, një moral të rëndësishëm që lidhet me anën e errët të fëmijërisë që ne e kuptojmë kur rritemi
“ Pjesa më e madhe e përvojës sonë të të rriturve është rishfaqja ose reagimi ndaj këtyre përvojave të fëmijërisë. Fëmijëri e burgosur duke u çliruar nga robëritë”, tha Hetdield.
Grupi gjithashtu ka njoftuar datat e turneut botëror nga prilli i vitit të ardhshëm deri në shtator 2024. Ata do të luajnë dy netë në çdo qytet që vizitojnë, duke premtuar se çdo natë e secilës palë do të ketë dy 'playlista' krejtësisht të ndryshme.
" Asnjë përsëritje. Nëse e luajnë në natën e parë, nuk do ta dëgjoni në të dytën. Edhe aktet e hapjes do të jenë të ndryshme në të dyja netët."
Albumi është caktuar për publikim më 14 prill, duke mbërritur gjashtë vjet të tëra pas LP-së (Long Play) së tyre të fundit, 'Hardwired… To Self-Destruct' të vitit 2016.