Sopranoja Inva Mula dhe muzikanti Genc Tukiçi mbajnë në Shkodër koncertin ‘Për ty babë’: Ky qytet mbetet shtëpia jonë

10 Maj 2022, 16:00| Përditesimi: 10 Maj 2022, 16:16

  • Share

Sopranoja Inva Mula dhe muzikanti Genc Tukiçi sollën një repertor të pasur këngësh shqiptare, italiane e franceze në koncertin “Për ty babë”. Dy artistët e skenës e nisën me këngë shkodrane sepse siç shprehen “Shkodra mbetet shtëpia e tyre e zemrës”, njëjtë si edhe Gjakova ku Avni Mula u lind.

"Një nga detyrimet e mia artistike është që këto këngë të mos vdesin asnjëherë", Inva Mula .

"Çdo gjë këtu ka filluar këtu në Shkodër. Kam shumë vite pa dhënë koncert në Shkodër ndaj kërkoj ndjesë se këtë publik nuk e gjen askund në botë", tha Genc Tukiçi.

Nuk munguan as këngë të festivaleve për fëmijë ku sopranoja e famshme merrte pjesë rregullisht në Shkodër. Koncerti u shoqërua me kolazh fotografish të artistëve Avni Mula dhe Ibrahim Tukiçi.

Një ndër momentet më emocionuese padyshim dueti i Luleborës ku Inva Mula interpretoi me Genc Tukiçin.

Koncerti “Për ty babë” përmbylli aktivitetet e zhvilluara në kuadrin e "Festës së Luleve" dhe dhuroi emocione që do mbahen mend gjatë nga publiku shkodran.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?