Presidenti amerikan, Donald Trump

Bota

Për uljen e papunësisë, Presidenca Trump thyen rekordin 49 vjeçar

7 Tetor 2018, 06:19| Përditesimi: 7 Tetor 2018, 06:22

  • Share

Papunësia në Shtetet e Bashkuara ka kapur një nivel të ulët, i cili përbën një rekord historik duke rënë në nivelin më të ulët të 49 viteve të fundit, në vetëm 3.7%.

Mirëpo të dhënat për uljen e papunësisë janë zyrtare dhe i referohen muajit Shtator.

Sipas Departamentit të Punës ka deklaruar për 134 mijë vende të reja pune gjatë muajit të kaluar vetëm në sektorin jo-bujqësor. Kjo është norma më e ulët në një vit, por që është rrjedhojë e një tregu pune thuajse në kapacitet të plotë.

Gjithashtu ekonomia amerikane nuk ka më nevojë të krijojë kaq shumë vende pune. Të dhënat e Korrikut dhe Gushtit ndërkohë janë rishikuar ndjeshëm në territor pozitiv.

Që të mbajë ritmin e rritjes, ekonomia duhet të krijojë 120 mijë vende të reja pune në muaj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?