Për vrasje, drogë dhe prostitucion! OFL u kërkon të plotësojnë formularët tre personave në Berat

21 Korrik 2020, 12:00| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 12:03

  • Share

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot formularët e deklarimit të pasurive katër personave në Berat të cilët dyshohet se kanë vënë pasurinë nëpërmjet veprimtarive të paligjshme.

Konkretisht formularët do të jenë të detyruar t'i plotësojnë Dritan Zhuka, banues Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Altin Zhuka, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Byniamin Hajro, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “’Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

Alsid Vrapi, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?