Bota

Përballen me një stuhi dëbore dhe temperatura -20 gradë humbin jetën pesë alpinistë rusë

24 Shtator 2021, 13:16| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 13:20

  • Share

Temperatura deri në minus 20 gradë, “ngrijnë për së gjalli’ pesë alpinistë në majën më të lartë të Evropës, lëndohen 11 të tjerë

5 Alpinistë rusë kanë ndërruar jetë, pasi u goditën nga një stuhi bore në majën më të lartë në Evropë Elbrus, në kufirin e Rusisë më Gjeorgjinë. Ndërkohë që janë shpëtuar 14 anëtarë të tjerë të grupit. Alpinistët u përballën me stuhi të fuqishme ere dhe me temperature -20 gradë.

Alpinistët bënë një thirrje për ndihmë pas orës 5 të pasdites së të enjtes, kur ishin në një lartësi prej rreth 4.800 metrave. Nga personat e shpëtuar, 11 prej tyre u dërguan në spital me lëndime.

Gjatë ngjitjes, një grua nuk u ndie mirë dhe u kthye bashkë me njërin nga udhërrëfyesit, por vdiq më vonë në duart e tij.
Grupi tha se dy anëtarë vdiqën nga të ftohtit, ndërsa dy të tjerë e humbën vetëdijen dhe vdiqën përderisa po i zbritnin nga mali.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?