Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë

Sport

Përballen me Skënderbeun, Brdaric: Mos i shohim nga renditja, Vllaznia në fushë për tri pikë

14 Mars, 15:08| Përditesimi: 14 Mars, 15:09

  • Share


SHKODËR - Vllaznia dhe Skënderbeu luajnë të shtunën e 15 marsit në "Loro Boriçi" të Shkodrës për raundin e 30-të të Superligës, ndeshje që merr jetë në orën 18:00.

Në prag të takimit për mediet foli Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë. Ai u ndal te aspekti psikologjik dhe përqëndrimi për kundërshtarin që kanë përballë, paçka vendit që mban në tabelën e klasifikimit.

“Nesër është për t’u luajtur një ndeshje për të cilën duhet të jemi sa më të përgatitur, por mendoj se nuk ka shumë lidhje se në cilin vend renditet në kampionat kundërshtari jonë i rradhës. Nuk ka rëndësi nëse ndodhet në fund, në mes të tabelës apo në vendet e para, ne kemi të njëjtin plan për ndeshje ashtu si çdo herë tjetër dhe do të futemi në fushë vetëm për fitore.

Prandaj edhe për ndeshjen e nesërme nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim. Nuk mendoj se bëhet fjalë për nënvlerësim, kjo është në varësi të faktit sesa janë të përgatitur psikologjikisht lojtarët.

Por nëse ke një anë psikologjike të dobët dhe i nënvlerëson të tjerët, atëherë është faji yt. Objektivi jonë është ta përgatisim si duhet ndeshjen, të bëjmë presingun tonë dhe të implementojmë idetë tona tek lojtarët për ta fituar këtë ndeshje", tha trajneri i Vllaznisë mes të tjerash.

Me 50 pikë Vllaznia mban vendin e tretë, ndërsa Skënderbeu me 27 pikë renditet në vendin e fundit.


Lajmi kryesor:

Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të, flasin protagonistët


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?