Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli

27 Prill, 18:28| Përditesimi: 27 Prill, 18:29

  • Share

Tirana dhe Partizani në futboll luajnë nesër në 19:00 derbin e katërt të sezonit në "Air Albania". Sfida e raundit të 33-të të Superligës është komentuar edhe nga Orges Shehi, trajneri i Partizanit që vjen si një ish në këtë duel, teksa kujtojmë se fundin e vitit të shkuar nuk u nda mirë me drejtuesit e bardhebluve.

Durrsaku ka vlerësuar kundërshtarët duke thënë se të dyja ekipet kanë në gjirin e tyre lojtarë me peshë. Atanaskoski shqetëson te të kuqtë, ndërsa Hadroj është kthyer në formën optimale.

"Është ky momenti më i mirë për t'u përballur me Tiranën?

Nga gjithë historia apo e kaluara unë mendoj që derbi nuk luan rol të madh çfarë ka kaluar. Situatat nuk janë shumë determinante derbi është derbi, lojtarët japin maksimumin e tyre të mbështetur edhe nga tifozët e shumtë në stadium dhe nga rivaliteti historik. Nuk mendoj se ndikon e shkuara, e rëndësishme është nesër, kush skuadër fillon t'i menaxhojë situatat mirë, sepse derbet në të shumtën e rasteve vendosen nga episode, ajo skuadër do të fitojë dhe shpresoj dhe kemi besim që do të jemi ne.

E do Partizani dhe Shehi Tiranën jashtë “Final 4”?

Me një fitore nesër ne konsolidojmë pozitat tona dhe shpresoj që të ngjitemi në renditje. Vetëm kjo ka rëndësi për ne.

Si është gjendja e skuadrës?

Gjendja e skuadrës është e mirë. Na mungon Atanaskoski për arsye kartonësh. Hadroj është stërvitur 100 % me grupin dhe do të shohim gjendjen e tij dhe gjatë stërvitjes së sotme, sepse është një prej lojtarëve më të rëndësishëm për ne. Do ta analizojmë me imtësi gjendjen e tij sepse nuk e duam vetëm për nesër, por e duam edhe në vazhdim.

Mesazhi juaj për tifozët?

Tifozët kanë qenë prezent edhe në ndeshjen ndaj Dinamos dhe jemi të sigurtë që nesër do të jenë të shumtë dhe do ta përkrahin skuadrën. Nuk ka vend për thirrje sepse ata e kanë bërë punën e tyre kanë qenë gjithmonë prezent dhe e kanë ndihmuar skuadrën edhe në momente e ndeshje të mira edhe kur kemi qenë në momente dhe ndeshje jo të mira.

Sulmi i Partizanit

Kur në një repart ke mbipopullim ose në një pozicion ke 3-4 lojtarë sigurisht që do të ndryshoj edhe në bazë të kundërshtarit. Mund të kërkojmë sulmues që të jenë aty dhe për të ndihmuar dhe për të krijuar hapësira për të tjerët, por mund të kemi edhe sulmues që t'i marrin hapësirat. Unë mendoj që kam lojtarë të mirë në sulm dhe po të shikojmë shpërndarja e golave pothuajse është e barabartë, të paktën që kur e kam marr unë ekipin.Do të vazhdojmë të zgjedhim ata lojtarë që janë më të përshtatshëm për momentin dhe për kundërshtarët. Fatmirësisht janë të gjithë të gatshëm dhe në gjendje të mirë fizike, që mund të ndryshojmë nga java në javë. Unë mendoj që më i rëndësishëm është ai që e fillon ndeshjen nga stoli jo ai që e fillon titullar.

Analiza për Tiranën

Çdo kundërshtar që ne përballemi e analizojmë. Patjetër që çdo kundërshtar ka pikat e dobëta dhe të forta. Tirana edhe pse nuk është në pritshmëritë e veta ose aty ku duhet të ishte unë mendoj që ka lojtarë cilësorë dhe lojtarë që të bëjmë dëm. Duan vëmendje dhe përqëndrim në çdo moment. Eshtë një përballje mes dy skuadrave që kanë lojtarë shumë cilësorë në gjirin e tyre

E keni ndjekur Salamin, Interesohet Partizani për sulmuesin e Kukësit?

Salamin e kam ndjekur vetëm kur është përballur ndaj nesh. Ato ndeshje që kemi luajtur ndaj Kukësit u munduam që ta neutralizojmë dhe besoj që ia kemi arritur  edhe pse në një ndeshje që shkoj tek penalltitë akoma na ka ngelur peng pasi u eliminuam nga Kukësi. Kaq mund të them për Salamin asgjë më shumë", tha trajneri i Partizanit që do sigurimin e zonës "Final 4" që të çon në ndeshjet finale për titullin kampion, sipas formulës së re të këtij sezoni.

Me 51 pikë Partizani mban vendin e tretë, nëntë më pak se Egnatia kryesuese dhe një më pak se Vllaznia e vendit të dytë. Nga ana tjetër Tirana me 46 pikë ndodhet në vendin e katërt duke ndjerë kërcënimin e Dinamos që është në kuotë të njëjtë pikësh, por nuk e favorizon golavarazhi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?