Përballimi i krizës së COVID-19, Shqipëria ka marrë 7 masa fiskale dhe monetare, aq sa Serbia

16 Maj 2020, 16:57| Përditesimi: 16 Maj 2020, 17:00

  • Share

Të gjithë shtetet e botës kanë marrë masa strikte për të parandaluar përhapjen e COVID-19, si dhe kanë ndërmarrë një sërë masash ekonomike për të mos lejuar pësimin e një recesioni të madh ekonomik.

Shqipëria ka marrë masa për të mbështetur individët si dhe bizneset. Fillimisht vuri në dispozicion një fond për pagën e luftës prej 26 mijë lekësh ku përfituan mbi 61 mijë biznese, dhe më pas fondin për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh që është ende në proces.

Më pas miratoi 2 garanci sovrane në vlerën e 26 miliardë lekëve, ku garancia e parë është funksionale dhe e dyta pritet të përdoret së shpejti.

Por ku qëndron Shqipëria me masat e ndërmarra krahasuar me vendet e rajonit, Evropës dhe SHBA-ve.

Në sektorin fiskal dhe atë monetar Shqipëria ka marrë 7 masa kryesore: Transferta CASH  Mbështetje punësim, Garanci për kredi, Shtyrje detyrimesh tatimore, Norma e interesit, Ofrim likuiditet, Moratorium këste kredie. Këto janë vendimet e marra nga qeveria shqiptare të njëjtat me masat e ndërmarra me Serbinë.

Ndërkohë Shqipëria deri më tani nuk ka blerë borxhin e shtetit, nuk ka përdorur fondin rezervë, dhe nuk ka injektuar para shtesë në ekonomi.

Ndërkohë Kosova ka përdorur vetëm 5 masa, por ka aktivizuar rezervën e shtetit, ndërkohë që nuk ka pasur paketë për punësimin, nuk ka garanci për kredi, nuk ka ulur normën e interesit dhe as nuk ka ofruar likuiditet.

Ndërsa Maqedonia e Veriut ka përdorur 2 elemente më shumë se qeveria, rezervën e shtetit dhe injektimin e parave.

I vetmi vend që i ka përdorur të gjitha masat fiskale dhe monetare është SHBA, e cila ka përdorur deri më tani 10 stimuj kryesor, Transferta CASH  Mbështetje punësim, Garanci për kredi, Shtyrje detyrimesh tatimore, Norma e interesit, Ofrim likuiditet, Moratorium këste kredie, rezervën e detyruar, blerjen e letrave me vlerë të qeverisë si dhe kapitalin amortizues.

Të gjitha këto masa të ndërmarra janë bërë publike nga fundi monetar ndërkombëtar dhe janë pasqyruar edhe në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Masat antiCOVID të marra nga qeveritë në vende të ndryshme 

Komento

Komente

  • Kritiku: 16/05/2020 17:27

    Po mire se kuptoj pse duhet te krahasohemi me Serbine. Pak shtete ka verdalle. Se me duket ende ideja e tepublikes se 7. Ju lutem sbehet krahasim me shtetin e se keqes Serbine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?