Në orët e para të mëngjesit në Californi u zhvillua miqësorja e luksit mes Real Madrid dhe Juventus që u fitua 2-0 nga kampionët e Spanjës dhe njëkohësishtë të Europës. Fillimisht realizoi Benzema, ndërsa më pas Asensio vulosi shifrat.
Më herët Inter barazoi me rezultatin 2-2 miqësoren e zhvilluar në Itali kundër Lyon. Francezët në një çast udhëhiqnin me rezultatin 0-2, por golat e Lukaku-t dhe Barrela-s barazuan gjithçka. Në pjesën e dytë pati minuta edhe për shqiptarin Kristjan Asllani, i cili mori një vlerësim pozitiv.
Sakaq Paolo Dybala ka debutuar me fitore te Roma pavarësisht se ishte miqësore kundër Tottenham. Argjentinasi dha asistin në golin e fitores të realizuar nga Ibanez, ndërsa edhe njëherë u vunë përballë Jose Mourinho dhe Antonio Conte.