Përballja e brezave që i ndajnë 45 vite jetë! Maturantët e gjimnazit të parë në Shqipëri, “Qemal Stafës” kthehen pas në kohë: Ndihemi 18 vjeç

Nuk janë më 18 vjeç. Por askush dhe asgjë nuk jua mohon të ndihen të tillë. Janë mbledhur për të kujtuar adoleshencën e tyre.

“Na kishte marrë malli shumë. Na mungonin. Shoqëria e shkollës mesme është pjesa me kujtimet më të bukura.”

“Unë shoqet e shokët i përfytyroj si atëherë. Nuk i imagjinoj dot në moshë më të rritur.”

Janë maturantë të gjimnazit të parë në Shqipëri, “Qemal Stafës” dhe sot do të kthehen pas në kohë, në vitin 1977. 

Atë vit Vaçe Zela do të rrëmbente për të shtatën herë çmimin e parë në Radio Televizionin Shqiptar me këngën ‘gonxhe në pemën e lirisë’ . Po atë vit në Tiranë edhe pak kishte mbetur nga ndërtimi i hotelit me 15 kate, që për Shqipërinë do të shënonte edhe godinën më të lartë të kohës. Në shtator në poligonin e Romës, qitësja 19 vjeçare Elisabeta Karabolli përfaqësoi Shqipërinë në garat e kampionatit të 15 evropian për femra. Zuri vendin e tretë në Evropë.

Ikona e muzikës greke Marinela, dha koncertin e parë në Shqipëri, për tu kthyer në një tjetër kohë, në periudhën e demokracisë së brishtë.

Në këtë atmosferë të Shqipërisë socialiste të vitit 1977, nxënësit e klasës së 4E, po përgatiteshin të festonin mbrëmjen e maturës.  Të rinjtë e asaj kohe nuk ngjajnë shumë me të rinjtë e sotëm. Ndryshimi fillon te kjo ditë. 45 vite më pas, pavarësisht kilometrave që i ndajnë ato po mblidhen për tu takuar. Rrugëtimin e tyre 45 vjeçar do ta tregojnë teksa nisen drejt kujtimeve që i kanë mbajtur të bashkuar.

“Është koha më e bukur e jona. E kujtojmë me nostalgji. Ja transmetojmë dhe brezave, fëmijëve tanë. Fantastike. S’di ta përshkruaj që u mblodhëm përsëri.”

“Sot ndihem me pak kile më shumë, me pak rrudha më shumë, por 18 vjeç.”

“Të lindurit e viteve 90 nuk i dinë se çfarë janë zboret dhe aksioni.”

“Nuk e di.”

“Mesa kam dëgjuar, kur nxënësit bënin stërvitje ushtarake.”

“Mblidheshim për në aksion. Mundohej shkolla ndonjë autobus dhe të gjithë nuk pyesnim se si ishim veshur dhe thjesht thelbi ishte që ne ishim bashkë. Bënim punën e njëri tjetri. Ashtu me djers, bënim një foto tek sheshi Skënderbe.”

Aksionet nënkuptonin vajtjen në kodra e fusha. Merreshin me bujqësi e blegtori sipas kërkesave të partisë. Ndërsa zbor do të thotë stërvitje ushtarake. Në periferi të qyteteve, mësonin si ta luftonin armikun. Madje në shkollë të mesme kishin dhe një lëndë të quajtur ushtarakja. Ndryshe nga familjarët, të rinjtë e merrnin me sportivitet.

“Ekskursioni më  i bukur ishte ngjitja në këmbë e malit të Dajtit. E bënim një herë në vit dhe atë natë ne nuk do flinim në shtëpi por ne kampin e pionerëve tek Hotel Dajti. Do të ishim pak më të pavarur nga tutela e shtëpisë. Mendo sa e vështirë është ta ngjisnim malin e Dajtit në këmbë, por për ne mjaftonte që ishim bashkë dhe ajo hareja e gëzimi”, thotë Tanja Zylfo.

“Kujtoj marrëdhëniet në mësime. Mblidheshim shumë. Aktivitetet kulturore i kishim shumë. Megjithëse ishte sistem i rezervuar me tonën ja kalonim mirë”, thotë Ilir Çipi.

“Është vërtet emocion i madh. Andej ka qenë hyrja më parë. Emocion i pa përsëritshëm .Në atë kohë shkolla ishte gjithçka. Nuk është si sot që ka mundësira të pafundme”, thotë Edvin Libohova.

Gjimnazi Qemal Stafa, dëshmitar i brezave në tre regjime. I pari gjimnaz që u hap në vitin 1925. Në vitin 1947-1948, shkolla mori emrin e nxënësit të saj Qemal Stafa, i vlerësuar për inteligjencën dhe talentit të tij. Pjesë e stafit kanë qenë personalitete të artit, kulturës, shkencës Shqiptare.

“Kur vjen këtu do s’do harron se sa je. Kthehesh pas dhe ndihesh vërtet mire. Të jep optimizëm. Sot e kanë vet në dorë për të zgjedhur atë që duan. Ne në atë kohë miratoheshim nga komuniteti ekzekutiv. E para ishte e detyrueshme ku ka nevojë atdheu”, thotë Themistokli Adhami.

“Kishte shumë që pavarësisht se mësonin shumë nuk ju dilte shkolla për shkak të shkuarës familjare. Megjithatë e gjenin rrugën.”

Diana Shoshkiç, kur ishte 18 vjeç dëshironte të bëhej sportiste. Vajza çapkëne e një emigranti politik nga Mali i Zi , ja doli që ti shkonte deri në fund ëndrës së saj.

“Kisha shumë ëndrra, dhe po arrita të bëhem një sportiste e madhe. Soty jam nëpër stenda, gazeta sporti. Origjina ime shihej shumë në opinion, por duke qen një nxënëse e mirë dhe doja të bëhesha stamotologe, por nuk më doli pasi i doli vëllait dhe nuk u lejua të merrja të drejtë studimi. Më doli më në fund në shtesat në veterinari, dhe pas një viti më doli ekonomi kontabël që nuk e kisha dëgjuar por ja sot ende punoj në Bashkinë e Tiranës”, thotë Diana Shoshkiç.

“Ja ku është nxënësja më e mirë në klasë, Ne vazhdojmë ta ruajmë shoqërinë”, thotë Luljeta Dhaskali.

Donika Prifti, ndonëse ishte një nga nxënëset më të mira, u detyrua të shkojë aty ku e caktoi komiteti qendror i Punës.

“Kam mbaruar për ekonomi dhe besoj se i kam arritur të gjitha instancat e profesionit tim”, thotë Diana.

Janë ulur në bankat e shkollë si 45 vjet më parë. Drejtoresha e gjimnazit që në atë kohë nuk kishte lindur ende, ju bën apelit. Ishin 32 nxënës në vitin 1977. Sot 3 prej tyre kanë ndërruar jetë. Gjergji, Shkëlqimi dhe Kostaqi. Pak e dinë se një prej nxënësve të kësaj klase që sot nuk jeton më, është Kosta Trebicka, që sot e njohin si biznesmenin Shqiptaro-Amerikan, që vdiq në rrethana të pa qarta, pasi ishte dëshmitar kryesor në trafikun e fishekëve nga Shqipëria në Afganistan dhe për tragjedinë e Gërdecit. Por për shokët e klasës Kosta Trebicka, është 18-vjeçari energjik dhe i vrullshëm.

“Na mungojnë, por sigurisht pjesë e jetës. Ne do ti kujtojmë. Ka një kujtoim të bukur me të ndjerin Shkëliqm Koçi. Qejfi i madh kush kapte më shumë foto. Pasi mbaroj filmi tham ti stampojmë. E hapim aparatit dhe kishte mbet tek poza e parë. Të gjitha fotot ishin djegur.”

Të gjitha këto pikëpyetje dhe plane kanë pasur dhe maturantët e vitit 1977 të Gjimnazit ‘Qemal Stafa’. Sot ata janë të realizuar në familje dhe në profesion, por mbi të gjitha jeta u ka mësuar që të vlerësojnë gjithçka të çmuar të së shkuarës, mbi të gjitha është miqësia e mirë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?