Deputeti Gazment Bardhi

Kronikë

Përballja Gazment Bardhi-Edmond Sula në gjyq, dështon seanca e parë në GJKKO! Ish-drejtori i policisë Shkodër paditi deputetin për akuzat lidhur me Sky Ecc

11 Dhjetor 2024, 13:00| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 13:08

  • Share

TIRANË - Dështon seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion e përballjes së padisë për shpifje mes deputetit Gazmend Bardhi dhe ish drejtorit të policisë Shkodër Edmond Sula.

Mungesa e avokatit të Gazmend Bardhit u bë shkak për dështimin e seancës së parë, ku palët ftohen për ta zgjidhur konfliktin me mirëkuptim.

Përveç mbrojtësit ligjor, në këtë seancë mungonte edhe vete kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për shkak të një vizite zyrtare në Londër, Angli.

Edmond Sula paditi Gazmend Bardhin, pasi në datë 12 shtator të këtij viti, në foltoren e Kuvendit, deputeti hodhi akuza ndaj ish drejtorit të policisë Shkodër.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat tha se janë provë se drejtori i policisë Shkodër është emëruar nga bandat.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 11/12/2024 14:41

    Filloj "gjykimi" i debatit Bardhi -Sula?Filloj dhe kalvari shmangies me raport mjeksor,udhetim jashte shtetit e te tjera.Kjo situate do vazhdoj deri sa te kalojne zgjedhjet,Bardhi behet deputet e fiton imunitet.Dhe "faji" mbetet jetim.

    Përgjigju
  • niku: 11/12/2024 14:40

    Mondi është oficer karriere dhe me integritet por i ra që të përballet me një mashtrues homo si Gaz Bardhi.

    Përgjigju
  • Pena: 11/12/2024 13:26

    Loja filloi, 3 vjet proces, drejtesi I thencin, Ka ne shume vkere mungesa me Shkolle!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?