Edlir Tetova, trajneri i Egnatias

Sport

Përballja me AF Elbasanin, Egnatia ka pesë mungesa! Tetova: Pa presion, kërkojmë sërish kampionatin dhe Kupën

7 Shkurt, 15:33| Përditesimi: 7 Shkurt, 15:34

  • Share

AF Elbasani dhe Egnatia luajnë të diel në orën 17:00 për raundin e 24-t në Superligë. Në prag të ndeshjes për mediet foli trajneri i rrogozhinasve kryesues, Edlir Tetova.

Durrsaku i stolit të Egnatias vlerësoi rivalët, teksa shtoi se ekipi i tij ka pesë mungesa, por nuk do ndryshojë objektivin. Pas triumfit 1-3 në Kupë kundër Bylis, skuadra e Egnatias kërkon të mbajë kreun.

Kupa? Ndeshje jo e thjeshtë me Bylisin, djemtë që zëvendësuam bënë detyrën e tyre. Janë dy fitore, kemi bërë më të mirën, por kemi 5 mungesa, duke shtuar dhe Fangajn. Kemi mungesa të rendësishme kundër Elbasanit, por skuadra ka mentalitetin e duhur për ta përballur ndeshjen.

Nuk ka krahasim me Egnatian e kaluar dhe këtë tani, pasi flasim për një Egnatia prej dy vjetësh, kemi bërë shumë lëvizje, por po merr formën që duhet për të përballur kampionatin.

Nuk kemi presion, kemi të gjitha kushtet për të qenë komod dhe për të parë ndeshjen e radhës me shumë kujdes. 2025 ka filluar mirë për ne, por ka akoma ndeshje, mund të ketë dhe befasi. Fusha është një faktor, por vlen për të dyja skuadrat.

Formacioni? Janë pesë mungesa, do të preket diçka por jo shumë nga ajo që kemi bërë javës kaluar. E gjithë skuadra po impenjohet në fazën mbrojtëse dhe duam të kemi vazhdimësi në këtë pjesë. Të katër ekipet e para janë konkurruese deri në fund.

Situata në ekip - Eufori jo, kërkoj vazhdimësi, asgjë s'ka përfunduar, do të shohim ndeshjen e radhës me Elbasanin. Janë dy ekipe të ndryshme, vjet ishim më të pjekur, këtë vit po ndërtojmë themelet për të fituar në kupë dhe kampionat.

Tifozeritë janë lojtari i 12 i çdo skuadre, si tifozët tanë dhe të Elbasanit nuk do e lenë skuadrën pasi do të jetë një ndeshje e mirë. Fernando është më afër por edhe prurjet e reja po punojnë shumë”, deklaroi ai.

Egnatia me 42 pikë mban pozitën e parë në tabelë, ndërsa AF Elbasani me 29 pikë renditet në vendin e pestë. Kujtojmë se Egnatia është fituese në fuqi e Superligës, Kupës dhe Superkupës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kushtin e PD që diaspora të votojë me dokumente të huaja?