Sport

Përballja me Anglinë, Nevil Dede për Report TV: Të mbrojmë, rezultati në plan të dytë

20 Mars, 12:51| Përditesimi: 20 Mars, 13:55

  • Share

Nevil Dede, ish-futbollisti i Kombëtares ka komentuar për Report Tv ndeshjen Angli - Shqipëri. Përballja luhet nesër (e premte 21 mars) në Londër dhe vlen për Grupi K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Për gazetarin Andi Kapxhiu, Dede tregoi se rivalët kanë cilësi, por tanët duhet të provojnë të bëjnë krenar shqiptarët dhe se rezultati është në plan të dytë.

"Lista? Mendoj se janë më të mirët.

Shkalla e vështirësisë? Po ta kisha skemën fituese do ia thoja Sylvinhos, nesër kemi një mal përpara. Besoj se do bëjmë paraqitje të mirë, është sfidë e vështirë. Diferencat në emra janë të mëdha, ata janë lojtarë që nuk vijnë nga planet tjetër. Ne do tentojmë të bëjmë më të mirën tonë, djemtë do na bëjnë krenar. Rezultati në këtë sfidë është në plan të dytë.

Plani? Të 11 lojtarët duhet të mbrojnë të gjithë bashkë, duket ndeshja perfekte ku ne mos gabojmë asnjëherë. Është një ndeshje futbolli, ne jemi me zemër pranë tyre dhe i mbështesim", tha Nevil Dede.

Në karrierën e tij, Dede ka luajtur 31 ndeshje me fanllën e Kombëtares.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?